Tragjedi në familjen shqiptare në Italia, vogëlushja vdes pasi sulmohet nga dy qenë pitbull

Sep 18, 2017 | 9:41
SHPËRNDAJE

Një vogëlushe 1-vjeçare me origjinë shqiptare, ka gjetur vdekjen pasi është sulmua për vdekje nga dy qenë, ndërsae ka mbetur i lënduar dhe gjyshi i saj.

211952170-cd3eecdc-574f-4696-a57b-ef2af120cb2a

Ngjarja ka ndoshur rreth orës 19.30 në shtëpinë e gjyshit të babait te vogëlushes. Dy qenë pitbull, ishin në pronësi të gjyshit, me origjinë shqiptare.

Fqinjët kanë telefonuar në numrin 118, dhe kanë tentuar që t’u vinin në ndihmë, por qentë u janë sulur dhe atyre.

Mjekët edhe pse kishin arritur në vendngjarje, nuk kanë mundur dot të futen në banesë dhe kanë njoftuar policinë. Gjyshi, i lindur më 1954, u shpëtua dhe u dërgua në spital. Por vajza e vogël, nuk mundi të shpëtojë sulmit të qenëve, shkruan repubblica.it.

Ngjarja ndodhi në provincën Flero në Brescia, ndërsa vogëlushja identiteti i së cilës nuk dihet ende, ishte e bija e një shqiptari dhe e një gruaje italiane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura