Tragjedi në familjen shqiptare, dy vëllezër vdesin 3 ditë njëri pas tjetrit nga koronavirusi

Dec 2, 2020 | 11:13
SHPËRNDAJE

auto_Screenshot_2-21606902445

Tragjedi e dyfishtë për një familje nga Kosova. Deputeti i PDK-së, Gazmend Bytyqi ka njoftuar se dy vëllezër të infektuar me koronavirus kanë ndërruar jetë brenda tri ditësh larg njëri-tjetrit.

Adnan Bucaliu ka vdekur vetëm tri ditë pasi që i vdiq edhe vëllai Agroni.

Deputeti i PDK-së i cili kishte lidhje miqësie me Adnanin e ka përshkruar atë si shok e njeri me zemër të madhe.

Ndërkohë familjarët në rrjetet sociale kanë shkruar se dy vëllezërit kanë vdekur nga Covid-19, shkruan BotaSot.

Reagimi i plotë:

Lajm i rëndë

Mbrëmë mora lajmin e kobshëm, se vdiq Adnan Bucaliu, tri ditë pasi i vdiq edhe vëllai, Agroni.
Adnani ishte shok e njeri i mirë, me zemër të madhe e të bardhë.

Gjithmonë ishte i veçantë, jo vetëm për familjen, por edhe për mua e shoqërinë tonë, përgjithësisht.

Me zemër të thyer u shpreh ngushëllime familjes Buacliu dhe gjithë shoqërisë sonë të përbashkët.

Adnani e Agroni paçin qetësi në botën e përtejshme e të përjetshme, familjes ngushëllime nga thellësi e shpirtit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura