Tragjedi/ Anija merr flakë, mbyten të paktën 140 emigrantë, që kishin destinacion Evropën

Oct 29, 2020 | 20:42
SHPËRNDAJE

Të paktën 140 emigrantë me destinacion Evropën janë mbytur, pasi një anije me rreth 200 persona në bord është mbytur në brigjet e Senegalit. Lajmin e trishtë e ka konfirmuar Organizata e Kombeve të Bashkuara.
viktima

Anija mori flakë dhe u përmbys të shtunën që kaloi, pak pasi u largua nga qyteti Mbour tha Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

Por fatmirësisht rreth 60 shtetas u shpëtuan, sipas raporteve.

Besohet se emigrantët po përpiqeshin të arrinin në Evropën kontinentale përmes Ishujve Kanarikë të Spanjës.

Kjo rrugë nga Afrika Perëndimore është frekuentuar së shumti që nga viti 2018, shkruan BBC. 

“Ne bëjmë thirrje për unitet midis qeverive, partnerëve dhe bashkësisë ndërkombëtare për të shpërbërë rrjetet e trafikimit dhe kontrabandës që përfitojnë nga rinia e dëshpëruar”, tha Bakary Doumbia, përfaqësuesi i IOM në Senegal.

Sipas qeverisë Spanjolle, më shumë se 11,000 mbërritje janë regjistruar në Ishujt Kanarie këtë vit krahasuar me 2,557 gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Një kulm i mëparshëm, në 2006, pa 35,000 emigrantë të mbërrinin në arkipelag, tha OKB.

Të paktën 414 njerëz dihet se kanë vdekur përgjatë kësaj rruge deri më tani këtë vit sipas IOM. Një total prej 210 viktimash u regjistruan në të gjithë 2019.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura