Trafiku në fundjavë, policia: Akset problematike dhe automjetet që nuk lejohet të lëvizin

Jul 9, 2015 | 12:06
SHPËRNDAJE

Bashkë me fundjavën për drejtuesit e automjeteve nis edhe stresi i trafikut. Policia e Tiranë i paraprin shqetësimit, duke njoftuar për orët e pikut dhe akset që këshillohet të shmangen.

Foto ilustruese, trafik ne rrugen Tirane-Durres

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore Tiranë duke marrë parasysh, fluksin e madh të trafikut gjate sezonit turistik, me qëllim shmangien e bllokimeve të mundshme të trafikut sugjeron drejtuesit e mjeteve të ndjekin këtë itinerar lëvizjeje me mjet:

Rruga Interurbane Tiranë-Vorë-Durrës, me fluks të madh lëvizje nga ora 07.00,deri në orën 10.00 dhe pasdite nga ora 19.00 deri 22.00, të shmanget nga drejtuesit e mjeteve dhe të përdorin aksin rrugor, Tirane-Ndroq-Plepa.

Ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda në rrugët publike nga ora 09.00 deri në orën 14.00,të ditës sè Shtunë dhe nga ora 12.00 deri në orën 24.00 të ditës së Diel për mjetet: -e transportit të mallrave me peshë të përgjithshme të autorizuar mbi 7500 kg.

-me ngarkesë të pandashme, me gjatësi maksimale më të madhe se 12 m,

-mjetet bujqësore që kanë shpejtësi më të vogël se 40 km/h, për kursantët e autoshkollave mësimore.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura