Trafiku i heroinës Turqi-Greqi, dy shqiptarë të arrestuar si pjesë e grupit. Hetuesit identifikuan plot 550 herë dërgesa

Jul 15, 2020 | 20:01
SHPËRNDAJE

Një organizatë kriminale që trafikonte heroinë nga Turqia drejt Greqisë është goditur nga policia greke. Lënda narkotike trafikohej kryesisht në zonat Keratsini dhe Perama.

15072020gadanar001

Tre grekë përfshirë edhe një grua dhe dy shqiptarë u arrestuan gjatë operacionit të zhvilluar të hënën dhe martën, detajet e të cilit u dhanë sot nga policia greke. Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 35 dhe 26 vjeçar dhe konsiderohen anëtarë të grupit.

Ndërkohë, një tjetër shqiptar është shpallur në kërkim dhe një i katërt aktualisht ndodhet në burg.

Përveç heroinës, ai shisnin edhe kanabis të papërpunuar dhe kokainë. Sipas hetimit, organizata kriminale ishte aktive dhe anëtarët e saj kishin role të dallueshme në drejtimin dhe koordinimin e furnizimit, importit, transportit dhe trafikimit të drogave të ndryshme, rekrutimin e anëtarëve mbështetës (drejtuesit e transportit) dhe ruajtjen e drogës.

15072020gadanar002

Nga kontrollet në shtëpi dhe në vendet ku fshihej lënda narkotike, u gjetën dhe u konfiskuan:

14 kg kanabis, 27 gram kokainë, 8 peshore elektronike dhe shuma prej 6.840- euro. Gjithashtu u sekuestruan edhe dy automjete, 14 telefona celularë dhe pajisje për vakum. Gjatë hetimit, u vërtetuan më shumë se 550 akte të trafikimit të drogës.

Të arrestuarit dolën përpara Prokurorit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Pireut

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura