Trafiku i drogës Vlorë-Brindizi, fitimi që pritej 200 mijë euro

Aug 27, 2015 | 13:45
SHPËRNDAJE

Fitimi që pritej të sigurohej nga trafiku i drogës Vlorë-Brindizi përmes ajrit, duke përdorur avionin tashmë të sekuestruar me 14 të arrestuar është llogaritur në rreth 200 mijë euro.

Kështu shkruajnë sot mediat italiane duke dhënë të tjera detaje rreth operacionit të finalizuar një ditë më parë. “Romagna Corriere.it” shkruan se ndërkohë që rrugë e sigurtë është cilësuar ajo mes tokës apo edhe detit, së fundi droga ka filluar të fluturojë mbi kokat tona, me avionë përmes ajrit.

vilsoni
Sipas saj, avioni i vogël në pronësi të Vilson Lamajt i çmontuar ruhej në një hangar -garazh në komunën e Medrina di Borghi në provincën e Cezenës. Gazeta shkruan se fakti që tërë familja shqiptare ishte në këtë biznes e kishte bërë atë më të sigurtë.

vilson4Por, të hënën më 24 gusht policia e zonës kishte rënë në gjurmët e tij duke dyshuar tek lëvizjet e një kamioni që transportonte pjesët e avionit të cmontuar nga hangari-garazh drejt komunës Pogggio Torriana. Sipas hetuesve, kamioni kishte bërë dy udhëtime, i fundit transportonte vetëm krahët e avionit e më pas montimi i tij në pistën e improvizuar.

vilson3
“Kreu i organizatës Vilson Lalaj kishte menduar për gjithcka, duke planifikuar për cdo udhëtim një pistë ndalesë e nxjerrë jashtë përdorimit në qytezën Costa Merlata, në komunën e Ostunit në Brindizi”-shkruan gazeta.

qiejt-droga
Avioni “Aeropakt A22S” niset nga Aero Club ne Ostuni (Puglia) në orën 05:40 dhe ulet në afërsi te fshatit Xhelilaj Vlorë në orën 07:02. 12 minuta kohë sa për të përshëndetur miqtë e tij, ngarkon avionin me gati 120 kg marijuanë dhe niset në oren 07:12. Por në Ostuni pritet nga karabinierët të cilët e arrestuan.

vilson2
Trafiku i drogës me avion, momentet e arrestimit të Vilson Lamajt

Mediat italiane kanë publikuar sot momentet e arrestimit të Vilson Lamajt, i cili drejtonte avionin me 120 kg drogë nga Vlora në Brindisi.

Në foto duket edhe sasia prej 120 kg marijuanë e sekuestruar nga policia.

Trafiku i drogës me avion nga grupi shqiptar që shiste marijuanën kishte si target kryesore të rinjtë.

Avioni i vogël që shihni në foto ishte marrë me qera nga Vilson Lamaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura