Trafiku i drogës Shqipëri-Itali, avioni përdorej që prej 2014-ës (FOTO)

Sep 2, 2015 | 9:00
SHPËRNDAJE

Avioni “Aeroprakt A22 S”, i sekuestruar vetëm pak ditë më parë në Itali, në përfundim të një operacioni të përbashkët italo-shqiptar kundër një grupi trafikantësh droge me në krye Vilson Lamajn, rezulton të jetë përdorur që prej vitit 2014. Ndryshe nga sa ka konfirmuar zyrtarisht Policia Shqiptare, Policia Italiane ka thënë se i njëjti avion, të cilin, banda shqiptare e trafikantëve e kishin blerë në Itali, nga disa bashkëatdhetarë të tyre, ka kryer trafik droge edhe në dy raste të tjera, një herë me 50 kg, dhe një herë tjetër me 300 kg marijuanë.

babushiiiiiPor nga kjo foto e gjetur në rrjetet sociale, konkretisht në profilin e personit të quajtur “Babushi Vlorë”, shihet i njëjti avion i cili është përdorur edhe në vitin 2014, (kohë në të cilën është postuar fotografia).

Ky avion duket teksa fluturon mbi rivierën e bregdetit të Riminit, dhe pilotohet nga personi me pseudonimin “Babushi Vlorë”.

Avioni i sekuestruar me droge
Avioni i sekuestruar me droge

Duke hedhur dyshime se ky avion përdorej që prej 2014-ës.

Vilson Lamaj dhe Babushi Vlore
Vilson Lamaj dhe Babushi Vlore

Personi me pseudonimin “Babushi Vlorë” nga hulumtimet në profilin e tij në Facebook, duket se ka raporte miqësore me Vilson Lamajn, pilotin e prangosur si kreu i bandës së trafikantëve si dhe vëllanë e tij, Artjon Lamajn e kushëririn e tyre Kleo Lamaj.

Fotografite ne profilin e Babushi Vlore, mes tyre edhe foto me Artjon Lamaj Kleo Lamaj
Fotografite ne profilin e Babushi Vlore, mes tyre edhe foto me Artjon Lamaj Kleo Lamaj

Burimet thonë se avioni “Aeroprakt A22 S”, mbahej në një garazh në Itali, konkretisht në Rimini dhe kur nxirrej për t’u dërguar në pistën e ngritjes, transportohej me një kamion, duke e kamufluar.

Babushi Vlore, foto me Artjon Lamaj e Kleo Lamaj
Babushi Vlore, foto me Artjon Lamaj e Kleo Lamaj
Trafiku i drogës me avion, emrat e të arrestuave
Trafiku i drogës me avion, emrat e të arrestuave

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura