Trafiku i drogës, miliona euro dërgoheshin me postë në Shqipëri

May 28, 2016 | 8:46
SHPËRNDAJE

Të paktën 15 shtetas shqiptarë që drejtonin trafikun e kokainës e heroinës në Itali, kanë arritur t’u shpëtojnë prangave prej më shumë se dy vitesh, derisa u arrestuan gjatë një operacioni ndërkombëtar të martën mbrëma. Grupi prej 38 personash, që përbëhej nga shqiptarë, marokenë, tunizianë e rumunë, ishin kthyer në të pakapshëm, kjo edhe falë metodave që ata përdornin për trafikun e drogës.

Paratë e sekuestruara që do të niseshin me postë për në Shqipëri
Paratë e sekuestruara që do të niseshin me postë për në Shqipëri

Nga ana tjetër, edhe paratë që përftonin nga ky aktivitet, i nisnin në mënyrë ilegale drejt Shqipërisë, edhe pse duke përdorur një formë legale.

Transportimi bëhej nëpërmjet postës, por edhe nëpërmjet autobusëve që vinin nga Italia në Shqipëri.

Paratë fshiheshin nëpër pako me rroba që niseshin për të afërmit e tyre dhe pa u diktuar arrinin në destinacion.

Policia italiane, gjatë operacionit të koduar “Riccio”, arriti të sekuestronte 300 mijë euro dhe 130 kg drogë, të llojit heroinë dhe kokainë.

Grupi kishte shtrirje në Italinë Veriore, Spanjë dhe Shqipëri. Prokuroria e Milanos ka lëshuar 38 urdhërarreste, ku deri tani janë arrestuar 31 persona, 12 prej të cilëve në Shqipëri, ndërsa 3 shqiptarë të tjerë janë në kërkim.

Hetimet për zbulimin e këtij grupi nisën në shkurt të vitit 2014, kur u sekuestruan 42 kg heroinë gjatë një kontrolli rutinë.

Te arrestuarit ne Shqiperi

1. Dritan Çela, 45 vjeç
2. Gerald Gjoni, 29 vjeç
3. Aneseti Çulli, 50 vjeç
4. Florian Kokonozi, 35 vjeç
5. Gazment Dimni, 29 vjeç
6. Erald Zyka (Nasto), 34 vjeç
7. Kridens Kërçuku, 37 vjeç
8. Ilirjan Orhan, 53 vjeç
9. Agron Sulmina, 41 vjeç
10. Ardit Hyka, 26 vjeç

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura