Trafikonin emigrantët shqiptarë në Britani, goditet grupi çeko-shqiptar

Nov 25, 2015 | 10:43
SHPËRNDAJE

Tetë persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni të veçantë të Eurojust-it dhe Europol që targetuan një rrjet kontrabanditësh të emigrantëve..

Siç raporton gazeta belge “L’avenir”, personat e arrestuar merreshin me trafikimin e shtetasve shqiptarë në drejtim të BE dhe Britanisë së Madhe.

brusek

Sipas Europol, grupi i personave, i cili përbëhej kryesisht nga shtetas çekë dhe shqiptarë, ka funksionuar që nga fundi i vitit 2013.

Emigrantët e parregullt kontrabandoheshin në Britaninë e Madhë nëpërmjet dy rrugëve: Rruga e parë ishte nga Turqia ose Greqia në Belgjikë dhe më pas për në Britani me mjete të drejtuar nga çekë ose sllovakë.

Rruga e dytë ishte nga Bullgari ose Serbia në Çeki dhe më pas nga Gjermania i dërgonin në vendin ishullor me anë të trenave apo me target.

Aksioni kundër grupit është marrë të martën nga autoritetet gjyqësore dhe ato të zbatimit të ligjit nga Belgjika, Republika Çeke, Gjermania dhe Britania e Madhe me mbështetjen e Europol dhe Eurojust.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura