Trafikonin 400 kg kokainë, shkon në 11 numri të arrestuarve. Prangoset dhe vëllai i shqiptarit

Nov 15, 2018 | 14:19
SHPËRNDAJE

6eadcd4d-3337-4a2f-977b-bcfDetaje të reja janë bërë publike pas operacionit në Greqi, ku u sekuestruan 400 kilogram kokainë.  Mediat greke duke u referuar burimeve policore bëjnë me dijes se arrestimi i 11 prej tyre është kryer në bashkëpunim me policinë greke, Ekuadorit si dhe DEA-s amerikane.

15112018narkotika001

Më tej thuhet se kokaina ishte porositur nga mafia shqiptare, ishte bërë dhe pagesa. Shqiptari i arrestuar ne Greqi me emrin Ilia, rezulton i arrestuar më pare në Itali për trafikim të 200 kg marijuane. Ndërsa grekët e arrestuar kanë rol dytësor në këtë trafik.

kokaine

Shqiptari Ilia 41-vjeç, me shtetësi shqiptare e kombësi greke në bashkëpunim me grekun 63-vjeç ishin krerët e grupit, përgjegjës për planifikimin, organizimin, financimin dhe metodifikimin e transportit detar me veliere të kokainës.

Pas operacionit të djeshëm, mësohet se sot është arrestuar në Ekuador dhe vëllai i shqiptarit me emrin Ilia.

***

Operacioni ndërkombëtar i drogës/ Arrestohet shqiptari, “truri” i trafikut të 400 kg kokainë

Disa persona, mes të cilëve edhe një shqiptar, raportohet se janë arrestuar në një aksion ndërkombëtar anti-drogë.

2549285

Sipas mediave greke, mes personave të vënë në pranga, janë një shqiptarë me emrin Ilia dhe dy grekë, të cilët ishin organizatorët e trafikut të një sasie të konsiderueshme kokaine, që do trafikohej nga Eduadori në Australi, e më tej në Greqi.

“Zougla” shkruan në versionin online, se janë sekuestruar rreth 400 kg kokaine ne një velierë me destinacion Australinë. Operacioni që vijon ende në disa shtete, është kryer në bashkëpunim me DEA-amerikane.

Dy arrestuarit raportohet se janë vënë në pranga ne Greqi, njeri është pronar kafeneje dhe tjetri merret me shitje makinash .

Droga dyshohet se do te blihej nga tre organizatoret për 1.5 mln euro.

Në Ekuador, ku raportohet se janë arrestuar disa persona të tjerë, ka shkuar edhe një oficer i policisë greke, sipas informacione që përcjellin mediat helene.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura