Trafikojnë 14-vjeçaren, 2 në pranga. Vajza i denoncoi pas kthimit nga Greqia

Mar 2, 2015 | 22:04
SHPËRNDAJE

Trafikojnë 14-vjeçaren, dy në pranga, një në kërkim

Dy 25-vjeçarë janë arrestuar nga policia e Beratit, pasi akuzohen se kanë trafikuar për qëllime prostitucioni drejt Greqisë një 14-vjeçare.

Operacioni i koduar “Modelja” bëri të mundur arrestimin e shtetasve Klajdi Çela, 25 vjeç banues në Poliçan dhe Besnik Stolla, 25 vjeç, banues në Poliçan. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi R.M, banues në Poliçan.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm  si dhe shpallja në kërkim e shtetasit R.M, u bë në zbatim të vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë , e cila ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg, për konsumimin e veprës penale “trafikim i personave të mitur, parashikuar nga neni 110/b të Kodit penal. 

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë trafikuar për qëllime prostuticoni shtetasen  A.F, 14 vjeçe, banuese në Poliçan. Çela dhe Stolla ishin shpallur në kërkim.

Burime i thanë “Panorama Online” se 14-vjeçarja ishte çuar në Greqi, por nuk ishte shfrytëzuar për prostitucion. Kur vajza është kthyer në Shqipëri ka bërë denoncimin.

Dilaver Xhelili

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura