Trafikoi 18 shqiptarë me kamion, shoferi polak befason në gjyq: Kurrë nuk …

Nov 20, 2018 | 7:47
SHPËRNDAJE

Denohet shoferi polak qe me 11 nëntor të këtij viti u ndalua në terminalin e tragetit me tetëmbëdhjetë shqiptarë të fshehur në rimorkion e kamionit të tij.

kamioni-587x396

Ai është dënuar me një dënim me kusht, në kohëzgjatje prej një viti, shkruajnë mediat franceze, përcjell Albinfo.ch.

Shtetasi polak 20-vjeçar, me emrin Piotr, të mërkurën e kaluar është paraqitur në procedurë të menjëhershme gjyqësore.

Ai është dënuar pasi në rimorkion e tij kishte transportuar tetëmbëdhjetë shqiptarë, duke përfshirë një të mitur, të gjithë të fshehur dhe të grumbulluar në një kuti të vogël druri.

Më 11 nëntor, polaku u arrestua në portin e Loon-Plage. I riu, i punësuar enkas për këtë për këtë udhëtim, pranon të ketë vërejtur diçka të dyshimtë, por kurrë nuk e kishte imagjinuar se mund të ishin njerëz brenda kamionit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura