Trafikimi i qenieve njerëzore në Ballkan/ Meta: Mbetet fenomen shqetësues, duhet vëmendje më e madhe ndaj situatës ekonomike

May 25, 2022 | 9:58
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta ishte pjesë e punimeve të “Forumit të Lirisë Ballkanike” me temë “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan”.

f414c4f9-9904-4c33-bb61-a7d1cf5017aa

Trafikimi i qenieve njerëzore tha kreu i shtetit vijon të mbetet një fenomen shqetësues për Ballkanin dhe Evropën.

“Pavarësisht përpjekjeve të shtuara e mekanizmave vijojnë vështirësitë dhe në mbështetjen e viktimave të mundshme. Shtetet e rajonit preken në dy mënyra. Nga njëra anë shumë prej banorëve migrojnë në vendet e BE, nga ana tjetër, individë të vendeve të treta kalojnë në vendin tonë me synim për të hyrë në BE. Rreth 17% e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore janë qytetarë nga rajoni ynë. Pavarësisht një sërë masash të marra ndër vite trafikimi i fëmijëve është ende shqetësues. Pandemia i bëri fëmijët dhe më të ekspozuar ndaj trafikimit ku vërehet dhe rritja e shfrytëzimit të fëmijëve në internet”.

Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore theksoi Presidenti Meta duhet të bazohet në parandalimin e fenomenit, mbrojtjen e viktimave të mundshme dhe dënimin e autorëve të përfshirë, përfshirë dhe çdo zyrtar bashkëpunëtor.

Meta theksoi në fjalën e tij se duhet rritje e bashkëpunimit mes shoqërisë civile dhe
qeverisë, dhe bashkëpunimin rajonial me autoritetet e BE.

“Duhet prioritet e vëmendje më të madhe situatës ekonomike në vendet tona luftës kundër varfërisë, përkujdesjes sociale, krijimit të mundësive për punësim për një të ardhme të sigurt në vendet tona. Synimi i trafikantëve janë persona në vështirësi më të mëdha ekonomike e sociale, personat në nevojë të dëshpëruar për punë.
Një ekonomi më e mirë dhe e qëndrueshme, punë e mirëpaguar, sundimi i shtetit të së drejtës do përmirësonin jetën e do ndikonin në uljen e trafiqeve të cdo lloj”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura