Trafikanti shqiptar gjendet i lidhur në banesë, dyshimet e policisë

Aug 24, 2018 | 19:04
SHPËRNDAJE

Një i ri shqiptar është gjetur i lidhur në një banesë në St-Etienne të Francës, brenda së cilës u gjetën 150 gr heroinë dhe 350 gr përzierës, raportojnë këtë të premte mediat lokale.

2016-10-11t114020z_1482565486_d1aeugitdkaa_rtrmadp_3_france-security-police-537x303

Bëhet fjalë për një shqiptar 20-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Ai është dërguar në paraburgim për akuzën e trafikut të drogës.

Ndërkohë, autoritetet franceze kanë nisur hetimet për të zbuluar personat që sulmuan 20-vjeçarin, duke e lidhur në banesë. Dyshohet se autorët mund të kenë qenë konsumatorë droge të pakënaqur nga “malli” që u kishte shitur shqiptari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura