Trafik kokaine nga Shqipëria në Lombardi, policia italiane shkatërron bandën kriminale. Dhjetra të arrestuar

Feb 23, 2021 | 9:48
SHPËRNDAJE

droga-italia-2-1-640x360

Policia italiane ka arrestuar disa shqiptarë si pjesë e grupit që trafikonte kokaine nga Shqipëria në Lombardi. Mediat italiane shkruajnë se deri më tani në super operacionin blitz janë arrestuar 37 persona, mes tyre dhe shqiptarë.

Në operacion u sekuestruan një kompani, 2 shtëpi e 9 automjete. Agjentët kryen arrestimet në Milano teksa agonte dita e martë, 23 shkurt.

Urdhër arrestet ishin prerë nga Gjykata e Milanos për të goditur dy organizata të ndryshme kriminale, të cilat merreshin me trafikun e drogës në nivele të shumëfishta.

Dy nga arrestimet u kryen në Shqipëri, raporton “MilanoToday“.

droga-italia-4-640x360 groga-italia-3-640x360

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura