Trafik heroine drejt Greqisë, Prokuroria kërkon 74 vite burg për 6 të arrestuarit

Jul 29, 2015 | 15:33
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 74 vite burg për 6 persona të arrestuar në prill të 2014-ës me akuzën e trafikut të heroinës drejt Greqisë.

Prokuroria e Krimeve te Renda
Prokuroria e Krimeve te Renda

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata pranoi gjykimin e shkurtuar ndaj 6 të arrestuarit.

 Arrestimi i tyre ka ndodhur pranë pikës së kalimit kufitar të Kapshticës gjatë kohës kur ata po tentonin të kalonin në drejtim të Greqisë rreth 2.6 kilogramë heroinë.

Edhe pse disa prej të arrestuarve nuk kanë pranuar akuzat, Prokuroria e Krimeve të Rënda thotë se ka provuar që gjashtë personat e arrestuar janë të përfshirë në ngjarje dhe kërkon dënimin e grupit me 74 vite burg.

Masa e dënimit e kërkuar nga Prokuroria për të arrestuarit:

  • Aleks Kreci të dënohet me 13 vjet burgim
  • Ardian Shurdha të dënohet me 12 vjet burgim
  • Renato Shopi të dënohet me 14 vjet burgim
  • Shyqyri Hasalla të dënohet me 13 vjet burgim
  • Eli Djali të dënohet me 11 vjet burgim
  • Dritan Qesja të dënohet me 11 vjet burgim

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura