“Trafik droge, rrëmbim dhe vjedhje me dhunë”/ OFL zbarkon në Berat dhe Tiranë, i kërkon llogari për pasurinë 5 të dënuarve (EMRAT)

Sep 25, 2020 | 12:18
SHPËRNDAJE

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar këtë herë në Berat dhe Tiranë duke i kërkuar llogari për pasurinë 5 personave të dënuar për trafik droge, vjedhje me dhunë dhe rrëmbim personi.

Burime bejne te ditur se personat janë Tauland Starova, Marinelo Sula, Kliton Hoxha, Nderim Deliu dhe Gramos Toto.

ofl-pa-syze

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Tauland Starova banues në Tiranë, i dënuar në Zvicër, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Marinelo Sula banues në Urën Vajgurore, Berat, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

Kliton Hoxha  banues në Berat, i dënuar për veprën penale ’’Vjedhja me dhunë”;

Nderim Deliu banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;

Gramos Toto banues në Berat, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, thote policia, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura