Trafik droge drejt Kosovës, policia arreston dy të rinj nga Hasi, sekuestron 3 kg mariuanë (FOTO)

Apr 24, 2015 | 23:31
SHPËRNDAJE

Policia e Shkodrës deklaron se të premten mbrëma ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “JUPA 1”, duke arrestuar në flagrancë dy shtetas dhe sekuestruar një sasi lëndësh narkotike. Në një njoftim për mediat, policia thotë se ka arrestuar shtetasin “Indrit  .S.  Lala, 22 vjeç , banues në qytetin Krumë të Rrethit Has” si dhe “Selanik  .P. Hoti , 23 vjeç, banues në qytetin Krumë të Rrethit Has”.
[portfolio_slideshow]

Të dy këta persona thuhet se janë kapur në rrugën Kukës –Morinë, pasi me automjetin tip Mercedes Benx  me targa  AA 552 KE, i cili drejtohej nga Indrit Lala, transportonin rreth 3 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar Mariuanë. Gjithashtu policia sqaron se lënda e sekuestruar do të trafikohen në Kosovë. “Lëndën narkotike e kanë blerë në një qytet të Shqipërisë së Mesme. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Meterialet do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.”,-thuhet në deklaratën e policisë. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura