Trafik droge dhe prostitucion, pranga 4 shqiptarëve në Itali

Nov 25, 2015 | 13:14
SHPËRNDAJE

Katër shqiptarë, dy prej të cilëve vëllezër janë arrestuar nga policia italiane me akuzën e trafikut të drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit.

shqiptaret1
Rigent Xhixha/Arlind Xhixha/Roland Lusha/Perparim Meleqi

Mediat italiane raportojnë se arrestimi i bandës shqiptare është bërë në kuadër të një operacioni të koduar “Sampa”.

Ata ishin pjesë e bandës që prej kohësh vepronin në zonën e San Benedetto-s. Në pranga kanë përfunduar dy vëllezërit Arlind Xhixha 28 vjeç, Rigent Xhixha 25 vjeç, Roland Lusha 38 vjeç dhe Përparim Meleqi, 43 vjeç.

Sipas policisë, një tjetër shqiptar është shpallur në kërkim, pasi dyshohet të shërbente si korrier i bandës së trafikut.

Policia ka thënë se rol kyc në bandë kishin dy vëllezërit Xhixha. Ata e trafikonin drogën në zonën e Rivierës. Furnizuesi i tyre dyshohet se ishte Roland Lusha, shqiptari tjeter i arrestuar.

Bashkë me drogën, vëllezërit Xhixha shfrytëzonin femra, kryesisht shqiptare për prostitucion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura