“Tradhtova të dashurën me sekretaren”- 32-vjeçari hedh poshtë marrëdhënien katër vjeçare, sepse partnerja e tij vuante nga…

Aug 1, 2021 | 9:20
SHPËRNDAJE

Të mbash “gjallë” një marrëdhënie, nuk është e lehtë e aq më tepër kur njëri nga partnerët ka probleme shëndetësore.

marredhenie, tradhti (1)

Një 32-vjeçar ka rrëfyer për “Dear Deidre” se si jeta e vështirë dhe lodhja në punë e çuan drejt sekretares, me të cilin tradhtoi të dashurën e tij prej katër vitesh, sipas “The Sun”.

Ja rrëfimi i plotë:

Ndihem shumë në faj pasi kam tradhtuar të dashurën time. Jam një burrë 34 vjeç dhe ajo është 32 vjeç. Ajo pësoi një dëmtim në kokë katër vjet më parë dhe tani ka probleme të vazhdueshme.

E di që po përpiqesha të ikja nga realiteti i vështirë i kujdesit për të, por kjo nuk më bën pa faj. Unë punoj në një zyrë sigurimi. Ne punësuam një sekretare që quhet Jessica për të më ndihmuar dhe për të më hequr një pjesë nga presioni i madh në punë.

Ajo është 23 vjeç dhe shumë e bukur. Më ka folur për një parterre tjetër, një grua që e donte, por edhe pse ishte biseksuale, më tërhiqte shumë.

Kisha një ditë pushim, sepse e dashura ime kishte një takim në spital. Pasi u ktheva në shtëpi vendosa të shkoja përsëri në punë për të marrë disa dosje. Jessica ishte akoma atje, por zyra ishte e gjitha bosh, nuk kishte asnjë njeri tjetër.

‘Ju jeni vonë sonte,’- i thashë. Ajo ngriti kokën dhe më hodhi një vështrim. Ajo tha se kishte disa dokumente për të marrë rreth klientëve, por pothuajse kishte përfunduar punë.

Unë sugjerova që të shkonim në një bar gjatë rrugës për në shtëpi, por Jessica u ul në tryezën time dhe tha se kishte ide të tjera. Më tha se kam qenë një she fi shkëlqyer dhe se donte të ma shpërblente këtë gjë. Ajo tha: ‘E di që ka qenë e vështirë në shtëpi. Keni nevojë për një mënyrë tjetër për të ulur presionin?’

Isha i tronditur, por para se të përgjigjesha, ajo tha, “Shhh” dhe vuri gishtin në buzët e mia. Ajo më tha që ishte biseksuale dhe më puthi. Nuk e di se çfarë më bëri, por besoj se ishin lajkat ato që më hutuan.

Unë iu përgjigja me pasion dhe e pyeta nëse donte ta shoqëroja për në shtëpi.Ne të dy e dinim se çfarë po bënim. Sapo zbritëm në parkimin e bodrumit bëmë seks në makinën time. Metoda e saj funskionoi, pasi më vonë u ndjeva shkëlqyeshëm.

Tani nuk mund ta heq nga mendja. Edhe pse ndihem keq. A jam budalla?”.

“Dear Deidre” thotë:

Po. Për momentin jeni. Ju po rrezikoni një marrëdhënie të përkushtuar për pak seks. Si do të pritej kjo gjë në punë? A doni të jeni subjekt i thashethemeve të dhomës së stafit?

Kujdesi për dikë mund të jetë jashtëzakonisht stresues, por nuk duhet të hidheni në shtrat me personin e parë që ju del përpara. Çlirimi i presionit është jetëshkurtër dhe ju duhet të ktheheni në shtëpi dhe stresi fillon përsëri.

Nëse jeni të zgjuar, do t’i thoni Jessica-s që keni bërë një gabim.

Përqendrohuni në atë që keni me të dashurën tuaj dhe vendosni nëse e doni aq sa të jeni bashkë për një periudhë afatgjatë”.

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/