Tradhtonte gruan prej 10 vitesh, jepet vendimi për oficerin që mbyti të dashurën dhe kishte lidhje jashtë martesore, por para se të vdiste viktima…

Oct 28, 2020 | 22:09
SHPËRNDAJE

Një oficer policie që mbyti të dashurën e tij, pasi kjo e fundit e kërcënoi atë se do t’i tregonte gruas së tij për lidhjen jashtë martesore që kishin pas prej 10 vitesh.

pjimage (58)

Timothy Brehmer vrau infermieren Claire Parry, 41 vjeç, nënë e dy fëmijëve, pasi u takuan në një park makinash në 9 maj dhe kjo e fundit i nisi një mesazh gruas së tij me tekst “unë po të tradhtoj ty”.

Mediat e huaja raportojnë se ai është dënuar me 10 vjet e gjysmë burg.

Brehmer, nga Hordle, Hampshire, tha se ai e kishte mbytur zonjën Parry aksidentalisht gjatë një zënke në makinën e tij.

Zonja Parry, nga Bournemouth, vdiq në spital të nesërmen nga një dëmtim i trurit i shkaktuar nga presioni i ushtruar në qafë.

Gjykatësi i tha Brehmerit se ai po e dënonte atë mbi bazën që “ju e humbët vetëkontrollin tuaj pas dërgimit të mesazhit me tekst për gruan tuaj ku u zbulua afera”.

“Unë jam i sigurt që ju me dashje e kapët Claire Parry nga qafa duke ushtruar forcë të konsiderueshme me parakrahun tuaj ose me bërrylin për një periudhë kohe ndërsa ajo luftonte kundër jush, duke shkaktuar kështu … lëndime të rënda në qafë“, shtoi gjykatësi .

“Provat nga patologu ishin se ato dëmtime të cilat ajo i përshkroi si “të rënda” në një shkallë të butë, të moderuar ose të rëndë rezultuan nga aplikimi i forcës së konsiderueshme në qafë për një periudhë prej minimum 10 deri në 30 sekonda dhe ndoshta më gjatë”, përfundoi gjykatësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura