“Tradhtoj të fejuarën shtatzënë”- Burri në dilemë: Dua të jem baba i mirë, por nuk i rezistoj dot seksit me dashnoren

May 26, 2020 | 15:24
SHPËRNDAJE

“Po bëj seks të mahnitshëm me një grua që njoha në punë. Është vetëm seks, asgjë tjetër po e fejuara ime do zemërohet nëse e merr vesh që po e tradhtoj.”

Ky është rrëfimi i një burri për psikologun. Në artikullin e botuar nga The Sun, ai shprehet se partnerja e tij është shtatzënë dhe do lindë fëmijën në qershor.

Rrëfimi i plotë:

Unë jam 31 vjeç dhe kam 5 vjet me partneren time. Ne kemi qenë së bashku gjatë gjithë periudhës së izolimit. Jemi grindur pak por kemi vazhduar mjaft mirë marrëdhënien.

Afera ime nisi në fillim të këtij viti. Unë punoj në një pub dhe ajo vinte rregullisht atje. Është  41 vjeçe dhe argëtuese.

Gjithçka nisi natën e ditëlindjes së saj. Ajo piu disa pije me disa miq dhe erdhi tek unë, duke thënë se donte një dhuratë.

Unë e dërgova në shtëpi sepse nuk mund të shkonte vetëm.

E di që ishte gabim por ia dhashë dhuratën që donte duke bërë seks me të në shtratin e saj dhe të dy u kënaqëm.

E fejuara ime nuk ka qenë shumë e gatshme për seks që kur mbeti shtatzënë. Pastaj 2 javë më vonë kjo grua erdhi sërish tek unë dhe ndodhi sërish tradhtia.

Në fakt ndodhi sërish e sërish pas kësaj. Ndërsa gjarë periudhës së shtatzënisë kemi dërguar video me përmbajtje seksuale njëri-tjetrit.

Tani nuk e di çfarë të bëj. Dua të jem një baba dhe partner i mirë, por gjithashtu dua të bëj sërish seks me atë grua.

Madje dëshiroj ti them gruas që e tradhtoj sepse dua të jem i sinqertë me të.

Por si do ta shikoja sërish në fytyrë?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura