Video/ “Toyota Yaris” me shpejtësi skëterrë përmbyset në kthesë, rëndë prindërit, kurse shoferi…

Oct 16, 2017 | 11:35
SHPËRNDAJE

Një aksident me pasojë disa të plagosur ka ndodhur naten në rrugën e Përrenjasit. Një makinë tip “Toyota Yaris” ngjyrë blu e errët ka rrëshqitur duke marrë kthesën si pasojë e shpejtësisë së madhe me të cilën po udhëtonte drejtuesi i saj.

aksident

Dëshmitarë nga vendngjarja deklarojnë për JOQ.al se në makinë udhëtonin 3 persona (babë, nënë, bir).

Drejtues i automjetit ishte djali i familjes rreth moshës 30- vjeçare, i cili preu dorën në aksident.

Sipas informacioneve paraprake, ata kanë mbetur të plagosur rëndë, por gjendja e tyre shëndetësore nuk është konfirmuar ende nga burime zyrtare.

Ambulanca mbërriti në vendngjarje për t’i transportuar të plagosurit për në spital.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura