“Toyota Yaris”/ I vdes i ati, lirohet nga burgu biznesmeni që porositi makinat e ngarkuara me 3.4 mln euro

Sep 3, 2019 | 20:49
SHPËRNDAJE

Biznesmeni Alban Mollaymeri, i arrestuar pas skandalit me “Toyota Yaris”, pasi rezultoi të ishte porositësi i makinave të ngarkuara me 3.4 milionë euro, është liruar me leje për disa orë nga burgu 313, ku ndodhet që prej viti 2018.

Sipas “Balkanëeb”, ai është lënë i lirë për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij, i cili u nda nga jeta.

1530254122_AlbanMollaymeri

Alban Mollaymeri ishte pronari i një servisi makinash në zonën e bregut të lumit në Tiranë, por u arrestua pasi rezultoi se ishte pikërisht ai që kishte porositur makinat “Toyota Yaris” me 3.4 milionë euro nga Gjermania.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura