“Toyota me 3.4 milionë euro”, zbulohet foto e Edi Likës. I biri në Facebook: Policia është me ne

Jun 25, 2018 | 15:22
SHPËRNDAJE

Policia e Durrësit në bashkëpunim me Krimet e Rënda kanë sekuestruar dje disa makina, në dy prej të cilave ndodheshin të fshehura 3.4 milionë euro.

Gjatë aksionit u sekuestruan thasët me euro që ndodheshin në trajlerin me targa AA 120 SP, i cili gjithashtu u sekuestrua për llogari të hetimeve.

Edi Lika
Edi Lika

Sakaq, Policia dhe Prokuroria për Krimet e Rënda nisën edhe hetime intensive për zbulimin e personave apo grupit kriminal që po transportonte në mënyrë të paligjshme sasinë rekord të parave.

Nga hetimet fillestare janë identifikuar 4 persona të përfshirë, ndërsa tre prej të cilëve janë shoqëruar dhe ndodhen të ndaluar në Polici, ku dy prej tyre janë shoferët e kamionit që solli makinat ku u gjetën eurot.

Trajleri i Edi Likes
Trajleri i Edi Likes

Klevis Lika është pronari i kamionit me targë AA 120 SP – AFR 559, ndërsa babai i tij, Edi Lika, (ne foto) është pronari i kompanisë së transportit të automjeteve.

Deputeti demokrat, Ervin Salianji publikoi sot foton e Edi Likës, si dhe trajlerin në emër të të birit që ka kryer transportin e makinave deri në Durrës.

Në profilin e Klevi Likës në facebook (mbiemri i tij në rrjetet sociale është shënuar Cani) shkruhet “policia është me ne”.

profili ne FB i Klevi Likes (Cani)
profili ne FB i Klevi Likes (Cani)

Pak pas verifikimit të pranisë së një shume të madhe parash në dy makinat “Toyota”, Policia ka ushtruar kontroll dhe në banesën e pronarit të firmës që ka bërë transportin e makinave për në Shqipëri, por nuk është gjetur asnjë gjë e dyshimtë.

Ndërkohë, operacioni për zbulimin e parave është realizuar nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim me palën italiane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura