Toyota me 3.4 milionë euro/ Flet dërguesi nga Gjermania: Ka pasur dhe ngarkesa të tjera, ju them se…

Jun 25, 2018 | 22:57
SHPËRNDAJE

Ilir Doçi nga Gjermania është personi i Koncensionarit nga Gjermania dhe ka folur sot në lidhje me telefonë në emiosionin “Opinion” në Tv Klan.

Pronari i Konçesionarit në Gjermani, Ilir Doçi, është shprehur se makinat e sekuestruar në Portin e Durrësit, nuk janë blerë në konçesionarin e tij.

Doçi theksoi se makinat janë ngarkuar në Belgjikë, por dokumentacioni është kryer nga konçesionari i tij.

Ai tregoi se autotreni ka ardhur i ngarkuar me tetë makina nga Belgjika.

Trajleri i Edi Likes
Trajleri i Edi Likes

Pjesë nga intervista

Ku jetoni?

Në Gjermani.

Me çfarë merreni?

Shes makina të përdorura.

Makina në Durrës, janë blerë tek ju?

Jo nuk janë blerë tek servisi im. Unë kam mbyllur vetëm procedurën doganore.

Ku ishin blerë?

Të gjitha makinat që kanë ardhur në Durrës kanë ardhur nga Belgjika dhe për këtë deklaratë mbaj përgjegjësi.

Pse erdhën tej ju?

Unë kam vetëm kontratë për të bërë detyrimet doganore të makinave.

Kontrata e shit-blerjeve ku është bërë?

Në pikën e makinave të mia. Unë i kam bërë vet këto kontrata.

Ata erdhën me makina nga Belgjika?

Po kanë ardhur  vete me makina nga Belgjika dhe më pas janë parkuar në servisin tim.

A keni pasur raste te tjera?

Po ka pasur dhe raste te tjera, në emër të firmës. Mund të jenë dy ose tre ngarkesa që kanë ardhur  nga Belgjika.

Nga verifikimet që kam bërë më rezulton se jeni nga e njëjta zonë?

Jo nuk kam lidhje me asnjë nga dy personat Vladi.

Kur bëhet zhdoganimi i kontrolloni makinat?

Jo sepse  bëjmë vetëm dokumentacionin.

A jeni të gatshme që të  përballeni me drejtësinë Shqiptare?

Jam i gatshëm që nga ky moment dhe të përballem me çdo gjë. Që nesër të vi dhe të deklarojë të gjithë informacionin që unë kam.

A e dije se çfarë rruge do bënte traileri?

Po e di është Ankona. Por trajleri mund të largohet nga Itali nga çdo port që dëshiron.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura