Toyota me 3.4 milionë euro/ Edi Lika i dënuar me 16 muaj burg, rrahu të birin me levë hekuri

Jun 25, 2018 | 21:24
SHPËRNDAJE

Edi Lika, pronari i kompanisë së transportit që iu sekuestruan 9 makina ku ishin fshehur 3.4 milionë euro, rezulton një emër i njohur për drejtësinë.

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji publikoi sot një vendim të gjykatës së Apelit 28 qershorit 2017 ku lihej në fuqi vendimi i shkallës së parë, sipas të cilit, Edi Lika dënohet 16 muaj burgim me kusht pasi akuzohej për dhunë në familje.

Edi Lika
Edi Lika

VENDIMI

Nga aktet e fashikullit per gjykim te ketij procedimi penal, qe merren te mireqename vleren e proves, duke qene se u procedua me gjykim te shkurtuar, rezulton si me poshte:

Me daten 05.07.2015 eshte paraqitur ne Komisariatin e Policise nr.4 Tirane shtetesja Brunilda Cani, e cila ka bere kallezim per ndjekje penale. ndaj bashkeshortit te saj Edi Lika, e cila ka pretenduar se me date 03.07.2015, rreth ores 09.30 bashkeshorti i saj Edi Lika ne ambjentin e servisit te tij ka ushtruar dhune fizike ndaj djalit te mitur Klevi Cani duke e gjuajtur me leve hekuri ne pjesen e pasme te trupit. Pretendimet e kallezueses Brunilda Cani konfirmohen edhe nga deklarimet e shtetasit Klevi Cani, i cili deklaron se edhe para nje jave ka ushtruar dhune ndaj tij.

Gjate hetimeve te zhvilluara eshte vertetuar se i pandehuri Edi Lika, i cili e ka pranuar vete vepren e kryer, ka kryer veprime aktive dhe ne menyre te perseritur ndaj djalit te tij Klevi Cani, me veprimet e tij aktive ka cenuar marredhenien jurike te vendosura per te ruajtur lirine personale te familjes, te shendetit te pjestarve ose te afermve e krushqive te saj dhe te femijes, qe mbrohen posacerisht me legjislacionin penal nga veprimet kriminale. Ne keto rrethana, ndaj shtetasit Edi Lika ka nisur prosedimi penal me akuzen e “Dhunes iFamilje” parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Ne rastin konkret, ekziston nje marredhenie e afert gjinie ndermjet shtetasve Edi Lika dhe Klevi Cani pasi shtetasi Klevi Cani eshte djali i te pandehurit Edi Lika. Ne keto kushte, i pandehuri Edi Lika ka konsumuar elementet e vepres penale te “Dhunes ne familje”, parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.. Ky nen parashikon se:

‘Rrahja, si dhe çdo veper tjeter dhune, ndaj personit qe eshte bashkeshort, ish-bashkëhkeshort, bashkejetues apo ish-bashkejetues, gjini e afert ose krushqi e afert me autorin e vepres penale, me pasoje cenimin e integritetit fizik, psiko-social dhe ekonomik te tij, denohet me burgim gjer ne dy vjet”

Po keto vepra te kryera ne menyre te perseritur, ose ne prani te femijeve, denohet nga 1 deri ne pese vjet “.

Fajesia ne ngarkim te te pandehurit provohet nga provat e marra gjate hetimeve paraprake e te administruara me cilesine provave gjate gjykimit si provat ne teresi aktet e fashikullit te prokurorise si: Procesvebal “Per kallezimin e krimit”, date 05.07.2015 i bere nga shtetesja Brunilda Cani; Procesverbal “Per marrjen e te dhenave nga personi qe ka dijeni per vepren penale” i Brunilda Cani, Klevi Cani, Edi Lika date 05.07.2015;Procesverbal “Per Ripyetjen e shtetasit Klevi Cani date 11.09.2015;…etj, si sdhe ne teresi aktet e fashikullit teprocedimitpenal nr. 7077 te vitit 2015.

Nga sa me siper rezulton e provuar se i pandehuri Edi Lika ka konsumuar plotesisht vepren penale te “Dhunes ne familje” parashikuar nga neni 130/a/4 i K. Penal.

Persa i perket llojit dhe mases se denimit.

Neni 1/c i Kodit Penal, parashikon se: “Kodi Penal bazohet ne parimet kushtetuese te shtetit te se drejtes, te barazise perpara ligjit, te drejtesise ne caktimin e fajesise dhe te demit, si dhe te humanizmit.

“Neni 47 i Kodit Penal, parashikon se: “Gjykata cakton denimin duke respektuar dispozitat e pjeses se pergjithshme te ketij Kodi dhe kufijte e denimeve te parashikar ne ligj per vepren penale. Ne caktimin e denimit ndaj personit ajo merr parasysh rrezikshmenne e vepres penale, te autorit te saj, shkallen e fajit, si dhe rrethanat lehtesuese dhe renduese.”

Ne caktimin konkret te denimeve per vepren penale qe ka kryer i pandehuri, gjykata merr ne konsiderate:

Rrezikshmerine e vepres penale te “Dhunes ne familje”, parashikuar nga neni 130/a/4 te K.Penal per te cilen ligjvenesi ka parashikuar denim me burgim nga nje gjer ne pese vjet.

Rrezikshmerine e autorit, pasi nuk ka qene i denuar me pare , por vepren e ka kryer ndaj femijes se mitur dhe si e tille kjo veper eshte shoqerisht e rrezikshme dhe duhet mbrojtje e vecante per kete kategori te demtuarish.

Pendimin e tij gjate hetimit per vepren e kryer. Faktin se, i pandehuri e ka pranuar akuzen gjate hetimit, pasi gjate gjykimit u perfaqesua me avokat mbrojtes.

Faktin se, i pandehuri eshte hetuar dhe gjykuar ne gjendje te lire.

Faktin se, i pandehuri eshte i datlindjes 1977, kryefamiljar dhe me femije.

Ne lidhje me pjesen e ankimit per te investuar Gjykaten Kushtetuese me gjykim incidental, vet ankuesi dhe mbrojtesi i tij hoqen dore nga kjo pjese e ankimit e per rrjedhoje ajo nuk merret ne konsiderate nga kjo gjykate.

Persa i perket aplikimit te nenit 59 te K.penal, Gjykata e Apelit e gjen te drejte kerkesen pasi rezulton nga aktet se i pandehuri eshte hetuar dhe gjykuar ne gjendje te lire dhe rezulton i penduar ndersa veprimin e dhunes e ka kryer teksa ka qene duke punuar ne servis se bashku me te birin nen ndikimin e lodhjes fizike kur i biri nuk e ka degjuar per disa keshilla qe i ka dhene i ati.  Nga rrethanat familjare te paraqitura nga mbrojtja ne apel rezulton se ai ka vazhduar bashkjetesen dhe bashkeshortja e tij eshte shtatzane dhe pret te linde nje femije. Ne rrethanat kur edhe vet i pandehuri kerkon meshire dhe shfaq pendim per veprimin e tij, Gjykata e apelit cmon se aplikimi i denimit me burgim nuk do te jete proporcinal edhe me vet faktin se i pandehuri gjate gjithe kesaj kohe ka qene ne gjendje te lire perafersisht 2 vjet dhe nuk ka shfaqur rrezikshmeri  per ta konsideruar ate ne pamundesi rehabilitimi me frymen e ligjit, jashte kushteve te burgimit. Ne te tilla rrethana Gjykata e Apelit cmon se jane kushtet per aplikimin e nenit 59 te K.Penal.

Ne lidhje me masen e proves me ndryshimet e K.Penal afati i proves nuk mund te jete me shume se dyfishi i denimit me burgim per denime me pak se dy vjet. Per rrjedhoje urdherohet pezullimi i denimit me burgim me kusht qe i pandehuri Edi Lika te mos kryeje veper tjeter penale per nje periudhe prej 16 muajsh.

PËR  KËTO  ARSYE

Gjykata e Apelit Tiranë, në bazë të nenit 428 germa  a, b  të K.Pr.Penale,

 V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit Nr.13, date 14.01.2016 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, me kete ndryshim:

Ne aplikim te nenit 59 te K.P urdherohet pezullimi i denimit me burgim me kusht qe i pandehuri Edi Lika te mos kryeje veper tjeter penale per nje periudhe prej 16 muajsh.

Urdherohet i pandehuri te mbaje kontakte me Sherbimin e Proves.

Tiranë, më 28.06.2017

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura