“Toyota” del jashtë rrugës, plagosen shoferi dhe dy pasagjerët

Aug 25, 2018 | 10:12
SHPËRNDAJE

Tre persona qe udhetonin me nje makine kanë mbetur të plagosur rëndë në një aksident rrugor që ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e Bulqizës. Sipas policise, aksidenti ndodhi rreth orës 08:30 minuta, kur një automjet tip “Toyota”, ka dalë nga rruga në aksin që të çon në zonën D të galerive të kromit.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Mesohet se te plagosur mbeten drejtuesi i mjetit me iniciale V.D dhe dy pasagjerë, raporton Oranews.

“Drejtuesi i “Toyota” po transportohet me ambulancë për ndihmë drejt Tiranës, ndërsa dy pasagjerët me iniciale N.Sh, B.Gj, janë transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në kryeqytet”- ben me dije policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura