AP-Shoqëri Civile, marrëveshje bashkëpunimi

Apr 3, 2012 | 10:26
SHPËRNDAJE

Institucioni i Avokatit të Popullit ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me përfaqësues të Shoqërisë Civile. Në një takim të mbajtur në Tiranë, avokati i popullit Igli Totozani tha se, kjo iniciativë ka filluar në Shkodër, vjen në Tiranë, dhe do të përfundojë në të gjithë Shqipërinë.

“Shoqëria Civile kam bindjen se ka potencialin e madh për tu shndërruar në një forcë të madhe në lëvizjen për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.”- tha Totozani. Ai theksoi se këto lëvizje janë jashtë çdo ngjyrimi politik, dhe janë gjithëpërfshirëse.

Totozani shprehu mirënjnohje dhe i falënderoi për mbështetjen përfaqësuesit e Shoqërisë Civile, për ndihmën që i është dhënë institucionit të Avokatit të Populli gjatë këtyre muajve, konkretisht në mbledhjen e ndihmave për të përballuar situatën e krijuar nga reshjet e dëborës në veri të vendit, për strehimin e qytetarëve rom dhe trajtimin së fundi të çështjes së komunitetit LGBT.

Në fjalën e tij ambasadori i Bashkimit Evroipian, Etore Sekui kujtoi 12 prioritetet, duke veçuar atë 11, i cili i referohet mbrojtjes së të drejtave të njeriut, fëmijëve, grave, dhe komunitetit rom apo mosdiskriminimit, si dhe prioritetin 12, i cili i referohet parandalimit të keqtrajtimit.

Sekui tha se BE beson se Shoqëria Civile ka nevojë për mbrojtur dhe promovuar dhe ne e bëjmë këtë në mënyrë konkrete.

“Kjo është arsyeja se pse BE vazhdon të jetë e angazhuar, sepse ka dhënë më shumë se 5 milionë euro për të financuar Shoqërinë Civile në këto 5 vitet e fundit, dhe kjo është arsyeja pse ne mbështesim Avokatin e Popullit. Ne kemi besim se të gjithë ju do të tregoni angazhim, vizion dhe dedikim.”- u shpreh Sekui.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura