Totenhemi nuk gjen paqe, Vertongen “i merr gruan” Eriksenit

SHPËRNDAJE

Kristian Eriksen është përgjigjur ndaj spekulimeve se bashkëshortja e tij është duke e tradhtuar me shokun e tij të skuadrës së Totenhemit, Jan Vertongen. Danezi i ka cilësuar si gjepura këto raportime.

Eriksen.Tottenham.2020.serio.750x450

Dje, “Daily Mail” shkroi për një marrëdhënie mes bashkëshortes së Kristian Eriksenit dhe mbrojtësit belg. Ky lajm nuk është pritur mirë nga lojtarët. Sipas mediave, kjo ka bërë që në dhomat e zhveshjes të klubit anglez para ndeshjes me Bajernin të kishte tension.

eriksnss

Të dy lojtarët mendohet të mos kenë folur me njëri-tjetrin pas këtij incidenti, madje mediat pretendojnë se Erikseni nuk kishte qenë në gjendje as të luante dhe të stërvitej normalisht. Mauricio Poçetino e kishte të vështirë ta kontrollonte situatën, duke e shtyrë kështu edhe më shumë Eriksenin të kërkojë një transferim te Reali i Madridit. Megjithatë, Erikseni e shfrytëzoi llogarinë e tij në rrjetin social “Twitter” për t’i kundërshtuar këto spekulime, duke i mohuar thashethemet me një përgjigje vetëm me një fjalë. “Gjepura”, shkroi Erikseni, “tweet” ky të cilit Vertongen iu përgjigj vetëm me disa “emoji”.

Lajmet për këtë gjë e shtuan pakënaqësinë te tifozët e Totenhemit, të cilët të martën panë një skuadër të shpërfytyruar në fushën e lojës. Anglezët pësuan një disfatë të rëndë me rezultatin 7-2 në shtëpi kundër Bajernit të Munihut, në kuadër të raundit të dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve.

poketino

TRAJNERI 

Mauricio Poçetino mësohet të jetë pranë shkarkimit nga drejtuesit e klubit anglez. Argjentinasi duket se nuk ka më asnjë mundësi për të qëndruar pas kësaj humbjeje të thellë përpara tifozërisë angleze. Masimo Alegri është një nga kandidatët kryesorë për ta zëvendësuar teknikun aktual. Italiani u largua në fund të sezonit nga Juventusi dhe tani është pa skuadër. Një eksperiencë në Angli do të ishte ideale për të, duke parë edhe sukseset që ka arritur me Juventusin dhe Milanin në Itali.

/PANORAMASPORT.AL/

 

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.