“Torturimi i Eneas, vrasje shtetërore raciste”, Berisha del me thirrjen e fortë

May 20, 2018 | 22:16
SHPËRNDAJE

Duke iu referuar ngjarjes së rëndë të ndodhur në Komisariatin e Korçës, ku një i ri dyshohet se vdiq nga dhuna barbare e ushtruar nga policia, ish kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje komunitetit rom të cilit i përkiste djali që vdiq, të ngrihen kundër qeverisë.

sali berisha ne zyre

POSTIMI I PLOTE I BERISHES

Torturimi me pasoje vdekjen e 27 vjeçarit rom Enea Ftoi, eshte vrasje shteterore raciste!

Te dashur miq, para tre ditesh kriminele me uniforme ne komisariatin e Korçes i moren jeten me tortura çnjerezore te riut rom, 27 vjeçarit Enea Ftoi. Sot pas tre ditesh autoret e ketij krimi monstruoz racist, xhelatet e Eneas jane te lire dhe vazhdojne me qetesi punen.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete qendrim kriminal te narkoshtetit, i cili fakton ne menyre perfundimtare se kemi te bejme me nje vrasje te mirefillte raciste shteterore, u bej thirrje komunitetit rom dhe mbare qytetareve te Korçes qe te ngrihen kunder ketij akti çnjerezor te autoriteteve shteterore, Edi Rames dhe klikes se tij raciste ne pushtet! sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura