Torturat në komunizëm/ “Avokatit i vunë hekur të skuqur në zjarr në kurriz, Teme Sejkos i dërrmuan kafkën”

Apr 17, 2018 | 17:47
SHPËRNDAJE

Ish i burgosuri politik, Sami Rrepishti i është rikthyer sot përmes një analize në Panorama debatit për kampin e Tepelenës dhe internimet e torturat në komunizëm.

Ai tregon torturat që urdhër regjimi komunist ndaj një avokati në Shkodër si dhe Teme Sejkos, të cilin e çuan në një shtëpi afër Shijakut për ta torturuar me shpresën se do tu jepte informacion të vlefshëm dhe përfunduan duke i dërrmuar kafkën me një kazan.

sami repishti

PJESE NGA RREFIMI I REPISHTIT

Pak ditë ma parë, unë tregova në këtë fletore dy raste ekstreme torturash çnjerëzore. Qëllimi? Me ndihmue “mendjet e mbylluna” të rikonsiderojnë pozicionin e tyne. Sot do të shtoj dy raste tjera, të njohuna ma shumë: 1)Në muejin tetor 1946, oficerët e Sigurimit, kolonel Vaskë Koleci dhe majori Zoi Themeli, torturuen avokatin shkodran, të ndjerin Myzafer Pipa, me hekur të skuqun në zjarr, të vendosun në shtyllën kurrizore. Zyrtarisht, “ai u vra sepse tentoi arratisjen”. Në vitin 1949, i pyetun nga gjykatësi, kolonel Koleci tha se ka marrë udhëzime nga Koçi Xoxe. i pyetun, “trockisti” Koçi Xoxe deklaroi se ka pasë “udhëzime nga komandanti”…

2)Mbas dënimit me vdekje të ish-admiralit Teme Sejko, (1961) u dhanë udhëzime të torturohet përsëri me qellim që të nxirrnin të reja nga ai. Tre oficerë, kryekrimineli Nevzat Haznedari, nji nga torturuesët ma të frikshëm në Shqipëri, tregon se e morën viktimën (ishin tre shokë), e shpunë në nji shtëpi afër Shijakut, porositën disa shkopinj të fortë dhe e vranë fare. Për të qenë të sigurt se ka vdekë, shkruente ai në shtypin shqiptar të mbas 1991-it, ‘morëm nji kazëm dhe dërmuem kafkën e tij’. Përsëri, unë tregoj këto shembuj me ndihmue “mendjet e mbylluna” me ardhë në kontakt me realitetin.

ANALIZEN E PLOTE TE SAMI REPISHTIT TE BOTUAR SOT NE PANORAMA E LEXONI NE LINKUN

http://www.panorama.com.al/tragjedia-e-mendjeve-te-mbylluna/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura