Topless apo me bikini? Lei Kraja tregon të vërtetën e fotove provokuese nga Maldive

May 13, 2021 | 10:49
SHPËRNDAJE

Lei Kraja vendosi që të kalonte disa ditë pushimi në Maldive, ku realizoi disa foto mjaft provokuese.

lei kraja (5)

Ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram filluan të aludonin nëse moderatorja e njohur sportive kishte veshur apo jo rroba banjo gjatë realizimit të imazheve.

lei kraja (1)

Ditën e djeshme, teksa ishte e ftuar në “Ftesë në 5”, Lei i sqaroi të gjithë që ka qenë e veshur me bikini ngjyrë bezhë, por ka luajtur me këndet e kamerës për të krijuar një iluzion optik sikur ishte topless.

lei kraja (2)

Ndër të tjera, ajo tregoi se në këtë udhëtim e ka shoqëruar mikesha e saj dhe se nuk ka qenë me një mashkull. Madje, në Maldive ka pasur rastin të takojë edhe artiste të tjera shqiptare, si Tayna apo Rina Balaj.

lei kraja (6)

Lei zbuloi se momentalisht nuk është në një lidhje, por është e hapur ndaj të gjithëve dhe pret që “zemra t’i bëjë bam”, siç ajo vetë u shpreh.

lei kraja (8)

27-vjeçarja tregoi se po mendon të vijë me një projekt të ri jashtë sportit, por ende nuk e ka vendosur përfundimisht nëse do të shkëputet nga sporti.

lei kraja (9)

lei kraja (10) lei kraja (11) lei kraja (12) lei kraja (13) lei kraja (14) lei kraja (7)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura