“Doshi”, Topi: Opozita s’mund të kërkojë dorëheqjen e Metës pa u verifikuar asnjë akuzë

Mar 5, 2015 | 17:25
SHPËRNDAJE

Kreu i FRD, Bamir Topi komenton nga Elbasani situatën e fundit politike në vend.

Bamir Topi

“Ky eshte parlamenti me pak intelektual qe Shqiperia ka pas ndonjehere. Vendi dhe qytetaret ndihen te pashprese dhe te rrezikuar per jeten”, tha Topi.

Sipas Topit opozita nuk mund të kerkojë dorëheqjen e Metës ende pa u verifikuar asnjë akuzë për çështjen “Doshi”.

“Berisha sot beri nje autogol me deklaratat e tij. Nuk mund te flase Berisha per pengim hetimesh, kur ishte ai qe pengoi hetimet per ‘Gerdecin’ dhe ‘21 Janarin’”, -tha Topi. Ai mbi çështjen “Doshi” ka kërkuar që institucionet të hetojnë.

Topi e cilësoi situaten e fundit politike në vend si pjellë të mendjeve kriminale.

“Problem eshte standardi i mendjeve kriminale qe sollen shtremberimin e Kushtetutes. Kerkojme ndryshimin e Kushtetures per t’i dhene fund nje here e mire nje politike te tille”. 

Keto deklarata Topi i beri nga qyteti i Elbasanit, ku sot nisi procesi i votimi permes parimit nje anetar nje vote, per kreun e ri te deges se FRD.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura