Topi: Plotësim urgjent i KQZ. Transparencë financimit të partive. Do garantojmë votën e qytetarëve

Jun 13, 2013 | 11:47
SHPËRNDAJE

Bamir Topi
TIRANE- Kreu i FRD-se, Bamir Topi ka ndare serish sot shqetesimin e nje KQZ qe sipas tij eshte ne shkelje te ligjit.

Ai ka kerkuar plotesim te saj te menjehershem, per te siguruar nje funksionim normal dhe vendimarrje sipas ligjit, duke deklaruar se aktualisht ne te jane 4 militante te partive ne pushtet.

Topi, duke mbeshtetur raportin me te fundit te Amnesty International per fondet e partive ka theksuar se me shume se kurre duhet qe financimet e partive te behen transparente.

Me tej ai ka garantuar se do te mbrohet me cdo mjet demokratik votat qe do te jepet nga qytetaret.
“Dua tu them që FRD është e vendosur, e organizuar, madje edhe shumë fort në numër e cilësi, ne mbështetje të atyre që sipas ligjit i lejohen për vezhguesit qe i kemi shtrire ne gjithe vendin, për të shtruar infrastrukturën e monitorimit të votes. Nuk do lejojmë qoftë dhe një moment të shkelje të ligjit, nëse do tentohet të cenohet sadopak qoftë integriteti i njerëzve, qoftë i votës, unë i siguroj që ne atë votë që na japin qytetarët do ta garantojmë me mjetet demokratike të vetëmbrojtjes. Ajo që ne shohim në terren, flet për një mbështetje pa imponim, natyrale te programit tone”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura