Topi flet në krah të Ramës për sulmet e Berishës kur ishte President

Apr 29, 2016 | 18:09
SHPËRNDAJE

Fryma e Re Demokratike ka festuar sot 4-vjetorin e themelit. Kryetari i saj, Bamir Topi mbajti një fjalim përshëndetës ku theksoi se FRD mbetet një parti e qendrës së djathtë.

Bamir Topi, kreu i FRD-se
Bamir Topi, kreu i FRD-se

Ish-Presidenti tha se, në fund të mandatit si kreu i shtetit ai kishte parashikuar t’i rikthehej jetës akademike. Por, sulmet e dhunshme politike të ish-mazhorancës tha se bënë që të ndryshonte mendje.

“Në dy vitet e fundit si President i Republikës janë përballur me sulme të padenja të paprincipta. Sulme mjaft violente nga mazhoranca e kohës. Ndoshta pas presidencës do t’i rikthehesha jetës akademike, por pikërisht këtu gjeta një motivim shumë të fortë për t’iu rikthyer politikës”, tha Topi.

Ndonëse Partia Demokratike i ka bërë ftesë të hapur publike për aleancë, FRD është aktualisht pjesë e mazhorancës së majtë qeverisëse.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm Kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama si dhe kreu i Partisë Demokracia Sociale, Skënder Gjinushi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura