Topalli: Të djathtët në Ballsh nuk përfaqësojnë PD-në, janë blerë nga Rama

Nov 21, 2014 | 13:06
SHPËRNDAJE

Jozefina Topalli

Ish nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka reaguar ashpër sot pas publikimit në gazetën “Panorama” të lajmit se këshilltarët e djathtë kanë votuar pro dhënies së titullit ‘Qytetar Nderi’ për ish ministrin e Brendshëm të kohës së regjimit komunist, Feçorr Shehu.

Në një status të postuar në faqen e saj në Facebook ajo shkruan se ata këshilltarë janë blerë nga Edi Rama për të mbuluar fotografitë e Enverit të nxjerra në festimet e 70 vjetorit të Çlirimit nëpër rrethe.

“Nëse vërtetë kanë shpallur qytetar nderi Feçor Shehun në Mallakastër (siç thotë media), kjo është tronditëse. Kushdo që ka votuar nderimin e egërsisë çnjerëzore të diktaturës, ka fyer tmerrësisht viktimat e mizorive të këtij krimineli”, shkruan Topalli.

Sipas saj “të blerët nga Edi Rama për të mbuluar shfaqjet e fotove të kryekriminelit Enver Hoxhës në çdo protokoll të Kryeministrit nuk mund të përfaqësojnë kurrë Partinë Demokratike. Turp për to! Turp për lojën e Edi Ramës, që përdor ato!”. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura