Topalli: PD fiton në 21 Qershor, nuk kemi deputet të inkriminuar në grup

Apr 1, 2015 | 20:41
SHPËRNDAJE

Ish- kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ngjarjet e ditëve të fundit, duke nisur që me arrestimin e specialistes së Interpol Tiranës dhe ish-shefin e saj, më pas lirimin e Artan Bajraktarit, dorëheqjen e Artan Didit, thjesht si lëvizje me urdhër politik për të fshehur lidhjet e mazhorancës me krimin.

Jozefina Topalli duke folur ne foltoren e Kuvendit ne nje nga seancat plenare

Kështu e ka komentuar Jozefina Topalli dorëheqjen e kreut të Policisë së Shtetit Artan Didi:

“ishte një gënjeshtër që u bë..ai u urdhërua me porosi politike.. Didi u dorëhoq për të mbuluar bllokimin e dosjes Frroku…ai është sakrifikuar si një kurban për të shpëtuar shefat e vet….pas cdo ngjarje, pas çdo lëvizje, ne e kuptojmë, shqiptarët e kuptojnë se sa lartë mazhoranca aktuale eshte e implikuar me krimin”. 

Në një intervistë televizive në studion e ABC News, Topalli i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentarit Ilir Meta të flasin dhe “të shpjegojnë” për një grup njerëzish që janë futur në listat e partive politike.

“kush i futi këto emra…pse nuk flisni as sot, as mbas fakteve tronditëse që rrjedhin cdo ditë?”,- theksoi Topalli.

Duke shprehur rezervat e saj për punën e organit të akuzës, Topalli tha se nuk qëndron i gjithë problemi tek Prokuroria, teksa i referohej çështjes “Doshi” dhe çështjes “Frroku”.

“unë s’ja lë dot të gjithë peshën prokurorisë…Porkuroria është në një presion jashtëzakonisht të madh…opozita ka për detyrë t’i japi mbrojtje nga shantazhi që i bëhet nga zyrtarët e lartë. shqetësimi im është nëse gjithë sistemi do kontrollohet nga politika, ku shkojnë shqiptarët?

E pyetur për persona të mundshëm të lidhur me krimin në gjirin e PD-së Topalli nënvizoi: Në PD nuk ka, në grupin parlamentar të PD-së nuk ka njerëz të inkriminuar”.

E pyetur për zgjedhjet e 21 Qershorit, Topalli tha se kandidatët e opozitës janë në pozita të favorshme për të fituar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura