Topalli në krah të Imamit në Shkodër. Në 2007 doli kundër kandidimit të tij për vendin e Bodes në PD dhe i kujtoi 1997-tën

May 25, 2015 | 14:21
SHPËRNDAJE

Fushata në Shkodër ka bërë bashkë ish nënkryetaren e PD-së Jozefina Topalli dhe një nga themeluesit e kësaj partie Arben Imami.

Imami është i deleguari i kryesisë së PD-së për zgjedhjet në qytetin verior. Gjatë ditës së djeshme kandidatja demokrate Voltana Ademi zhvilloi një miting në qendër të qytetit dhe përpara se ti drejtohej turmës kaloi përmes pedonales.

Topalli dhe Imami bashke ne Shkoder

Në foton e postuar në facebook në krah të saj janë deputetët e Shkodrës, Bardh Spahia si dhe Topalli dhe Imami.

Prej vitesh në selinë blu dihet që Imami ka qenë një figurë jo e pëlqyer nga Topalli. Madje në vitin 2007 kur Arben Imami provoi të kandidonte për sekretar të përgjithshëm të PD-së, ajo i kujtoi rolin e tij në ngjarjet e vitit 1997.

Në një ceremoni në kujtim të 2 prillit, në 2007, Topalli u pyet se si e vlerësonte kandidaturën e Arben Imamit, në atë kohë shef kabineti i Berishës, për postin e sekretarit të Përgjithshëm të PD-së.

“Është herët për të folur për këtë, por unë mendoj se kjo ditë është një ditë reflektimi e thellë. Ne kemi kaluar 8 vite të një opozite shumë të vështirë, ndaj memoria në PD vazhdon të jetë shumë e rëndësishme dhe shumë domethënëse”, – deklaroi Topalli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura