Topalli: Bashës s’i ktheja SMS për takimet. Berishën e kundërshtoja

Dec 19, 2015 | 9:24
SHPËRNDAJE

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ishte ditën e sotme e ftuar në emisionin “Oktapod” në “Vizion Plus”.

basha-dhe-topalliTeksa foli për dekriminalizimin, Topalli tha se ajo e ka kundërshtuar shumë herë Berishën kur ai ishte kryetar i PD-së.

E vendosur në lojë “Ekam bërë, s’e kam bërë”, Topalli tha së kundërshtitë me Berishën kanë qenë të shumta.

“E kam kundërshtuar Berishën përgjithësisht për emërimet e ministrave”, tha Topalli. Ajo gjithashtu iu përgjigj edhe pyetjes nëse kishte refuzuar t’i kthente Bashës përgjigje, kur ky i fundit i ka kërkuar me insistim të takohet me të.

Në këtë rast ajo ngriti pankartën me mbishkrimin “E kam bërë”, dhe më pas vuri buzën në gaz.

Ndërsa kur u pyet për deputetin Taulant Balla, Topalli kërkoi ndjesë për fjalët me të cilat i është drejtuar kur ajo ishte Kryetare parlamenti, duke shtuar se ai i meritonte plotësisht atë reagim. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura