“Top Channel” fsheh rubrikën “Pa limit” të Luana Vjollcës, është format i kopjuar

Mar 24, 2015 | 11:58
SHPËRNDAJE

Në youtube hidhet i gjithë emisioni “E diell”, përveç kësaj rubrike

Në foto: Pamje nga rubrika “Pa Limit”
Javët e fundit, Luana Vjollca e cila në televizion ishte e angazhuar vetëm me dhënien e motit, iu bashkëngjit stafit të “E diell”, ku prezantuesit kryesorë janë Alban Dudushi dhe Ornela Bregu. Luana do të realizonte pjesën e fundit të programit të gjatë të së dielës, e cila quhet “Pa limit”. Vetë Luana ishte shprehur se ky ishte një angazhim që ajo mezi e kishte pritur dhe premtonte një argëtim maksimal. Por çfarë ndodhi, pjesa e rubrikës së saj mund të shihet vetëm të dielën dhe nuk ka mundësi të gjesh më gjurmë të saj jo vetëm si video, por as si foto. Në ndryshim nga çdo program televiziv, të cilin mund ta shohësh në youtube, aty gjen çdo gjë nga programi “E diell”, çdo rubrikë, përveç rubrikës së Luanës. Ne e pyetëm edhe vetë Luanën për këtë fakt dhe ajo tha se nuk kishte dijeni. Nga ana tjetër, vetë Luana apo pjesëtarë të tjerë të stafit janë kujdesur që as fotot e kësaj pjese të emisionit të mos qarkullojnë në rrjete sociale, ndërkohë që protagonistët kërkojnë të ndajnë me publikun edhe një palë këpucë të blera, por kësaj here janë të dënuar që të fshihen. Ne kemi arritur të sigurojmë vetëm një foto për fat… Pasi u bëmë kuriozë se përse rubrika e Luanës ishte fshehur gjithandej, nga kërkimet zbuluam se në fakt ajo nuk është gjë tjetër, veçse një format i kopjuar. Jetzt wird’s schräg (slide show) është një program komik, që momentalisht transmetohet në fundjavë në kanalin “Sat 1”, në Gjermani. Improvizimi, lojërat dhe humori janë ideja e këtij emisioni dhe “Sat 1” raporton se programi ka qenë i suksesshëm dhe i pëlqyer në sezonin e kaluar, prandaj do vijojë me puntata të tjera. Nëse ju do ta shihni këtë program, do kuptoni se është kopjuar në detaje nga rubrika shqiptare “Pa limit” tek e “Diell” dhe, me sa duket, pa pasur të drejtën për të realizuar një format identik. Kjo shpjegon edhe faktin që këtë pjesë të programit nga  “E Diell” nuk mund ta gjejmë në Youtube, sepse, siç e dimë, ky kanal nuk lejon publikimin e një materiali pa pasur copyright.
[portfolio_slideshow]

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura