Tony Blair heq dorë nga roli i të dërguarit të paqes në Lindjen e Mesme

May 27, 2015 | 18:40
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri i Britanise Toni Bler do tërhiqet nga roli i tij si i dërguar special per paqen ne Lindjen e Mesme duke përfaqësuar SHBA, Rusia, OKB dhe BE.

Tony Blair

Kete e kane konfirmuar burime të BBC-se, e cila shkruan se ai do te jape doreheqjen nga ky rol muajin e ardhshëm.

Z. Bler, i cili rolin e mori vetëm disa orë pas largimit nga Downing Street në vitin 2007, i ka shkruar sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Moon për të konfirmuar vendimin e tij.

Ai do të “mbetet aktiv në kete çështje dhe në rajon”, shtoi burimi.

Z. Blair mbetet “plotësisht i angazhuar për të ndihmuar komunitetin ndërkombëtar në punën e tij me Izraelin dhe palestinezët për të sjellë progres në zgjidhjen mes dy shteteve”, tha burimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura