Tonin Gjuraj pas 10 vitesh mbyll mandatin, Nevila Nika rektore e UET

Oct 16, 2018 | 11:42
SHPËRNDAJE

Prof. Dr. Tonin Gjuraj ka përfunduar mandatin si rektor i UET. Pas një drejtimi të suksesshëm gati 10-vjecar, si zv.rektor dhe rektor i UET, Prof. Gjuraj ka deklaruar dje se misioni i tij në drejtimin akademik të UET ka përfunduar.

“Është koha për një brez tjetër drejtuesish në kushtet e zgjerimit të UET dhe formatit të universitetit polivalent”, ka thënë dje Gjuraj para stafit akademik të Universitetit Europian të Tiranës.

nevila

REKTORJA E RE

Rektore e re e UET do të jetë historiania e njohur, profesoreshë Nevila Nika. Prof. Dr. Nevila Nika është pjesë e stafit akademik të Universitetit Europian të Tiranës që prej vitit 2015. Ajo njihet për një karrierë të gjatë akademike. Studimet e saj ajo i filloi në Universitetin i Tiranës, Fak. HistoriFilologji, dega Histori. Gjatë jetës së saj të lartë akademike ka mbajtur edhe disa pozicione shumë të rëndësishme. Bashkëkoordinatore me prof. Antonella Ercolani, Universiteti “S.Pio V”-Romë, e projektit “Marrëdhëniet italo-shqiptare midis dy Luftrave Botërore dhe problemi i minoriteteve”, financuar nga Qeveritë italiane e shqiptare. Ajo ka qenë Drejtore e Arkivit Qendror Shtetëror, Drejtore e Përgjithshme e D.P.A, gjitashtu titullare dhe hartuese e programit të masterit në Arkivistikë në Fakultetin Histori-Filologji në Universitetin e Tiranës. Disa detyra të rëndësishme ka patur në fushën e shkrimit si Kryeredaktore e revistës “Arkivi Shqiptar”, Kryetare e Këshillit të Lartë të Arkivave, Kryetare e Komisionit të Deklasifikimit, drejtuese e seminareve të kualifikimit për arkivistët e rinj të sistemit arkivor në rang Republike Ka qenë pjesë e shumë intervistave për mediat e shkruara dhe pjesemarrjeve në biseda e debate në televizione e radio shtetërore e private shqiptare e të huaja (italiane, amerikane, gjermane dhe kosovare).

tonin-gjuraj-561x450

MESAZHI I GJURAJT

Gjatë drejtimit të Tonin Gjurajt si rektor, falë punës së tij dhe ekipit mbështetës, UET arriti të merrte akreditimin institucional nga agjencia britanike QAA, me 5 vite me vlerësimin “Fully met”. Gjithashtu finalizoi me sukses procesin e riorganizimit dhe zgjerimit të UET Polivalent, nga tre fakultete, në 5 fakultete, ku më të fundit janë Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike si dhe Fakulteti i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës me një gamë të gjërë programesh dhe profile studimi në të trija ciklet. “Kur isha në Pragë, në CEU për studime Master në Sociologji, 1994 – 1995, bënim leksione 90- minutëshe, pa pushim, jo siç bëjme ne sot, pas 50 apo 60 min, një pushim të shkurtër dhe një profesor gjerman na thoshte: ju keni plotësisht të drejtë qe nuk jeni te vëmendshëm deri në fund, sepse ne akademikët jemi boring dhe shtonte fjalinë “ëe can’t be interesting for 90 minutes”. Tani imagjinoni se si do të vijonte rektor Gjuraj të ishte interesant dhe jo ‘boring’ edhe një mandat tjetër 4- vjeçar apo një dekadë tjetër 10-vjeçare”, ka deklaruar dje Gjuraj “Meqenëse unë bëra pothuajse 10 vite në drejtim, 8 vite si rektor, ku dihet që manaxhimi është tough dhe siç thotë avokati i njohur Ngjela: “manaxhimi është krijimtaria më e lartë”, kjo e ditur mjaft mirë nga ekonomistët që janë të shumtë në Concilium, si dhe duke patur parasysh që ne tashmë kemi hyrë në një fazë tjetër të UET, të UET-it polivalent, ku lipset një tjetër administrim, mendoj se tashmë kam dhënë dhe konsumuar të gjithë energjitë, dijet, përkushtimin dhe gjithçka që lidhet për këtë institucion, me përfundimin me shumë sukses të dy mandateve të plota”, tha Gjuraj duke sqaruar se e kishte përjashtuar vetë mundësinë për një mandat të tretë. “Meqënëse ky institucion tashmë është zgjeruar dukshëm, riorganizuar pothuajse i tërë, duhet dhe meriton që dikush tjetër të vijojë punën në pozicionin e rektorit”, tha Gjuraj duke shtuar se do të vijoje të jetë pjesë e UET, në Departamentin e Shkencave Sociale të Aplikuara, në pozicionin e profesorit, me të gjithe përkushtimin e tij. “Unë këtu do jem në UET, me ju, me studentët. Përvoja që kam, ekspertiza që disponoj, luajaliteti ndajinstitucionitndaj ish bashkëpunëtorëve të mi do të vijojë siç ka qenë gjithmonë, sepse UET është këtu, do të mbetet këtu, i rëndë, ne mund të ikim një ditë, mund te lëvizim, të qarkullojmë, por UET-i do jetë i përjetshëm, tashme i madh, polivalent, por, mbi te gjitha, cilësor”, përfundoi Gjuraj.

uet

VEPRIMTARIA PROFESIONALE E PROF. DR. NEVILA NIKËS

2018-vijim Rektore e Universitetit Europian të Tiranës
2017-18 Dekane e Fakultetit Juridik pranë UET
2015-17 Pedagoge pranë Universitetit Europian të Tiranës
2014-15 Drejtore e Shërbimit të Botimeve Parlamentare
2005-13 Drejtore e Përgjithshme e D.P.A
2009-13 Titullare dhe hartuese e programit të masterit në Arkivistikë (Fak. HistoriFilologji, Univ. Tiranës)
2008-13 Anëtare e redaksisë “Vjetari”, organ i Arkivit Historik të Kosovës
2008 Drejtore e Stazhit Teknik Arkivor Ndërrajonal (Shqipëri, Mal i Zi, Kosovë e Maqedoni)
2005-13 Titullare dhe hartuese e programit të lëndës “Arkivistikës” (Fak. HistoriFilologji, dega Histori-Arkivistikë, Un. Tiranës)
2005-13 Kryeredaktore e revistës “Arkivi Shqiptar”
2005-13 Kryetare e Këshillit të Lartë të Arkivave
2005-13 Kryetare e Komisionit Qendror të Ekspertizës
2005-13 Kryetare e Komisionit të Deklasifikimit
2001-13 Drejtuese e seminareve të kualifikimit për arkivistët e rinj të sistemit arkivor në rang Republike
2001-05 Anëtare e Këshillit të Lartë të Arkivave
2002-04 Bashkëkoordinatore me prof. Antonella Ercolani, Universiteti “S.Pio V”-Romë, e projektit “Marrëdhëniet italo-shqiptare midis dy Luftrave Botërore dhe problemi i
minoriteteve”, financuar nga Qeveritë italiane e shqiptare
2001-05 Shefe e Sektorit të Kontrollit të Cilësisë,A.Q.Sh.
1999-01 Anëtare e Redaksisë së revistës “Arkivi Shqiptar”
1998-01 Specialiste e parë në Sektorin e Rilindjes e Pavarësisë, A.Q.Sh
1992-97 Drejtore e Arkivit Qendror Shtetëror
1993-97 Anëtare e Këshillit të Lartë të Arkivave
1993-96 Lektore në Kursin e kualifikimit të arkivistëve pranë D.P.A.
1989-93 Anëtare e Këshillit Shkencor të D.P.A.
1983-88 Shefe e Sektorit të Pavarësisë, 1912-44, A.Q.Sh.
1977-82 Arkiviste në Sektorin të Mesjetës e Rilindjes, shek.6-1912 A.Q.Sh.
1976-77 Stazhiere në Sektorit të Mesjetës e Rilindjes, shek.6-1912 A.Q.Sh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura