REPORTAZHI/ Tomorri hyjnor, mali Perëndi i të gjithëve, që mblodhi 550 mijë pelegrinë

Aug 24, 2018 | 10:32
SHPËRNDAJE

FERDINAND SAMARXHI MJESHTËR I MADH/samarxhi

Sa herë që vjen 20-25 gushti, maja e tempullit të Jupiterit Thesprot, Dodonës pellazgjike, Tomorrit të sotëm, ndizet flakë vetiu, prej profecive të Orakullit të Zeusit, priftëreshave të Dodonës pellazgjike dhe për atë që siç thotë Naim Frashëri:

…Ç’është ai që shkon kaluar

Ikën si veriu

me dy tre foshnja në duar

është Abaz Ali…

Ka ditë, që në përkujtim të tempullit të lashtë, të Dodonës pellazgjike, Orakullit të saj të Zeusit, të profecive të Priftëreshave të Dodonës Pellazgjike, ardhjes dhe qëndrimit të shenjtorit të luftës të Qerbelasë, Abaz Aliut, në Fronin e Perëndive siç e kanë quajtur rilindësit tanë të mëdhenj, malin e shenjtë të Tomorrit, 20-25 gusht numri i pelegrinëve që e vizitojnë atë, sa vjen gjithnjë e më shumë rritet në përmasa, me një fluks të paparë, si as në ndonjëherë, si as në ndonjë vit. Qindra e mijëra pelegrinë të ardhur tashmë, jo vetëm nga shqiptarët dhe trevat e tyre, por nga e gjithë bota, që vinin si dikur përtej kufijve të Ilirisë së Veriut e të tjera vendeve përreth saj, nga vendet skandinave, Norvegjia, Suedia, Danimarka, nga shumë vende të tjera të Europës, Gjermani, Francë, Itali etj., mbushin këto ditë korijet, shpatullat, lëndinat e malit të Tomorrit.

Legjenda e bektashizmit, Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Reshat Bardhi
Legjenda e bektashizmit, Kryegjyshi Botëror,
Haxhi Dede Reshat Bardhi

Tomorri si një mal vigan historie, si një qytezë e ngritur rishtas me ekrane të mëdhenj ledeall, me programe dhe artistë nga gjithë Ballkani e më gjerë, në zemër të tij ndriçon me qindra drita të ndezura, të pashuara, me net dhe njerëz të pagjumë, që hedhin këmbët në logun e valles së moçme si ngazëllim, si dikur, për Apollonin. Me adhurime e blatime marrin shenjtërinë e tempullit të lashtë të Dodonës, Tomorrit të sotëm, tempullit të shenjtë të Abaz Aliut.

Heroi i luftës së Qerbelasë, Abaz-Aliu
Heroi i luftës së Qerbelasë, Abaz-Aliu

HISTORI E TEMPULLIT…

Tomorri, tempull i lashtë, nis nën një gurrë mitologjike dhe ngjitet deri në thellësi të shekujve, ku vështrimi i studiuesve nuk arrin dot. Emri i tempullit të lashtë, Dodonës pellazgjike, sot Tomorrit, dokumentohet mjaft herët, që në agim të shkrimit të poemave homerike. Eskili, shekulli V p.e.s. te “Prometeu i lidhur”, 800, thotë “… Kur ju të keni arritur në Tokën e Molosëve Të Dodonës së Sipërme, ka një Orakull të Jupiterit Thesprot…”. Në librin VI, VII ai shprehet se Tempulli i Dodonës, gjendet në majë të një mali të lartë, që është Tomorri i sotëm. Historishkronjësi i vjetër P. Aravantioit, në librin e tij botuar në Janinë në vitin 1859 pohon: “…Dodona ishte qendër pellazge parahelenike, shumë më e vjetër se gjuha, perënditë dhe mitologjia greke. Si e tillë, ajo u njoh, në krejt botën e lashtë dhe këtë realitet ekzistues e kanë pranuar edhe vetë autorët më të moçëm helenë”…

Tempulli i Dodonës së lashtë pellazgjike në Epir
Tempulli i Dodonës së lashtë pellazgjike në Epir

DODONA MITOLOGJIKE, FILLESË E GJENEZËS

Historia më e parë dhe më e lashtë e dheut tonë, vërtitet dhe rrotullohet rreth Tomorrit mitik, hyjnor, malit Zot, Perëndi e të gjithëve, aty ku gjenden kulmet, lavdia e madhështisë së gjenezës. Nga thellësitë e honeve, mjegullnajave të kohëve mund të shohësh larg dhe thellë konturet e tempullit më të lashtë të botës mbi dhe, Dodonës pellazgjike, Orakullit të Zeusit.

Përshëndetja e Kryegjyshit Botëror Dede Edmond Brahimaj, drejtpërdrejt në RTSH
Përshëndetja e Kryegjyshit Botëror Dede
Edmond Brahimaj, drejtpërdrejt në RTSH

Si shqiponjë Deodoniane duhet të fluturosh, të çash tisin e hapësirës, të shohësh se konturet e tij, gjithnjë e më shumë, shndrijnë në kohë dhe rrezatojnë historinë e ndritshme të gjenezës sonë. “…Dodona është ndërtuar,- shkruan Herodoti,- nga banorët vendas të Epirit, nga më të moçmit, Pellazgët, Arkadhët dhe Tirrejtë”. Herodoti që e ka vizituar këtë tempull, kur flet për profecitë e Dodonës, priftëreshat e tempullit në librin e tij thotë: “Dodona, faltorja e saj, ka qenë më e vjetra, nga gjithë të tjerat dhe më e para. Tempulli më i lashtë mbi dhe” …

qerbela

Dhe më poshtë, në librin e tij, vazhdon se: Aty vinin, për të bërë blatime, kushtime (aferoma), përveç Dodonës dhe krahinave përreth vinin nga popujt e Europës që ndodheshin në veri të Ilirisë. Gjithashtu ai shkruan: “Pellazgët kishin zakon, t’u flijonin perëndive çdo gjë, sikurse mësova në Dodonë. Pellazgët… nuk ishin, vetëm një popull barbar, siç parafytyrohej për to… për molosët dhe arkadasit pellazgë”. “Popullsia rreth Ilirisë e vendet e tjera më tej e quanin atë vend, të perëndive”, citon historiani gjerman Gesandtlen Erich Luckwald.

Atdhe të Dodonës, Hesiodi quan Hellopinë.
Këtu Zeusi deshi
të jetë një faltore
më e vyer për njerëzinë

Emri dhe vendi i Dodonës dhe krahinave përreth u quaj Hellopi, sikundër quhej edhe Eubea.

Programe në Malin e Tomorrit si ngazëllim, si dukur për Apollonin Rosela Gjylbegu dhe grupi i valleve “Lindita Kaini”
Programe në Malin e Tomorrit si ngazëllim, si dukur për Apollonin
Rosela Gjylbegu dhe grupi i valleve “Lindita Kaini”

Mali i Dodonës është Tomorri, rreth të cilit gjendet, siç deshi Zeusi, faltorja e Tij. Emri dhe historia e tempullit të malit të Tomorrit është e pandarë nga emri dhe historia e Dodonës, e cila është Orakulli i Zeusit. Homeri në poemën “Iliada” thotë: “O Mbret Zeus, Dodonës pellazgjike që banon larg duke sunduar Dodonën (Tomorrin e sotëm) që e rrahin dimra të rëndë e të egër. Këtu Zeusi deshi të ndërtohet Faltorja më e vyer për njerëzinë, Orakullin e Tij, Dodonën pellazgjike”.

…”Dodona dhe Lisi,- shkruan Hesiodi VIII-VII p.e.s.,- ishin qendra e Pellazgëve”, se hyjnori Lykaon ishte i biri i Pellazgut, duke përforcuar kështu thënien e Homerit shekuj më parë, se pellazgët, paraardhësit e gjenezës sonë, ishin veçse një popull hyjnor.

Stefan Bizantini pohon se Hellopia, me të cilën lidhet emri i krahinës, është gurra mitologjike e emrit, ku pozicionohet tempulli. Hellopi ishte i biri i Jonit, emri etnik i Hellopies, krahinë përreth Dodonës. Joni është i biri i Durrahut. Joni është edhe i biri i mbretit ilir Adria nga mori emrin deti Adriatik. Gjiri Jonian është gjiri ku lindi Zeusi, deti i Kronit dhe i Reas, sipas Pierre Grimanit, vendi ku shtegtoi nimfa arkage, Io-ja e ndjekur nga Zeusi, sipas Eskilit dhe Ovidid. Deti Jon në hershmëri të thellë përfshin edhe detin Adriatik.

Tempulli i Dodonës pellazgjike- Tempull Abaz-Ali
Tempulli i Dodonës pellazgjike- Tempull Abaz-Ali

Pellazgu, pohon Dionis Halikarnasi, në librin e tij të parë, ishte i biri i Zeusit dhe i Niobës së Foronit. Dimë, se Zeusi, ka lindur në Arkadi, në viset e Shqipërisë së sotme, se Foronidha përfaqëson Jonë, një nga gratë e Zeusit, se emri i nimfës lidhet me detin Jon. Në librin e dytë, ai pohon, se Enea arriti në Dodonë me ushtarët më të zgjedhur për të kërkuar mendimin e perëndisë, për të gjetur ata trojanë që kishin ikur bashkë me Helenën. Enea mbërriti në vendin e Enianëve, me të cilin e lidh jo vetëm emri i përbashkët, por siç duket, edhe origjina. Halikarnasi fakton se pjesa më e madhe e pellazgëve shkuan tek aleatët, vëllezërit e tyre në Dodonë, ndaj të cilëve askush nuk mendonte të bënte luftë sepse ishin të shenjtë, hyjnorë. Meqenëse vendi nuk i ushqente dot, të gjithë me porosi të Orakullit të Dodonës u hodhën në Itali, në Ombri, në lumin Pad ose Spine. Pseudo Skylasi, Tuqididi, Klod Ptolemeu, Tit Livi etj., pohojnë së paraardhësit “elejtë”, fis epiriot, përkatësisht ilirë u përhapën në Italinë e Jugut. Në lashtësi figurohen disa qytete Epiriote me këtë emër, por edhe gjiri Elatea, në Efyrë.

Përshëndetja e Presidentit Meta, drejtpërdrejt në RTSH
Përshëndetja e Presidentit Meta, drejtpërdrejt në RTSH

Sami Frashëri shkruan se: “… edhe në kohët më të lashta të qytetëruara të Greqisë, tempulli i famshëm i Dodonës, që ndodhej në Epir, ishte dhe u përkiste pellazgëve”…

. Priftërinjtë, që shërbenin në tempull, edhe popullsia në viset përreth, fliste gjuhën e pellazgëve. Vizitorët, që vinin nga krahinat greke, ishin të detyruar të merreshin vesh më përkthyes. Popullsia e Atamanisë (Aspropotam, nahijet e Xhumrekës e të Kalaritës) ishte pellazge, paraardhës të gjenezës sonë. Qendra shpirtërore e tyre ishte tempulli i famshëm i Dodonës. Priftëreshat e faltores së tempullit të Dodonës, Tomorrit të sotëm, quheshin Peleje (pëllumbesha), të cilat dukeshin si zogj në mes të të huajve, që vijnë aty për të pyetur për fatin e tyre, pranë tempullit të Dodonës. Pelejet nuk flisnin helenisht, por gugatnin si barbare. Sipas mitologjisë, në Orakullin e Dodonës vinin njerëz nga të gjithë anët e botës për të mësuar për fatin tyre dhe parashikimin e tij. Tri plakat e Orakullit të Dodonës, që përmend Straboni lidhen me emrin e fisit “Graik”- “Gratë” që lokalizoheshin pikërisht në Epir. Fjala “Gra” është vendase, pellazge, ilire, shqipe. Sipas babait të historisë, Herodotit, feja helene e Athinës buron nga atdheu ku ndodhet Dodona, nga Arkadia, nga “Pleqtë”, d.m.th. pellazgë nga Epiri. Gjeneza e vendit tonë që ka pasur disa Orakuj të Zeusit, jo vetëm në trojet tona, por edhe në Libi e në Egjipt ka një Dodonë famëmadhe disa Orakuj të Zeusit, edhe jashtë Epiriote- Toske. Prej kësaj vatre, tradita e shenjtërisë së Zeusit dhe ajo e mitologjisë, është përhapur në drejtim të Greqisë së sotme dhe më gjerë. Historianët mendojnë se Dodona mëmë ka qenë në Tomorr, bijat e saj në Janinë, Volos, Selanik, Itali. Gjurmimet, në studimin e gjuhësisë, toponimisë, historisë, gojëdhëna dhe legjenda, gjurmime e zbulime arkeologjike ndoshta një ditë do të identifikojnë Dodonën mëmë, pellazgjike në Tomorrin e Shqipërisë.

Ferdinand Samarxhi, drejtpërdrejt në RTSH duke trasmetuar ceremoninë
Ferdinand Samarxhi, drejtpërdrejt në RTSH duke trasmetuar ceremoninë

Tradita mitologjike dhe historike dëshmon se banorët e lashtë të këtij vendi quheshin Arë, Argë, Arkadhë dhe më pas Pellazgë, Likaonë, Dorë, Kadmej, Heraklidë, Hylejë dhe në antikitet Ilirë. Në kohët e historisë homerike, banorët e këtyre vendeve quheshin pellazgë, në antikitet epirotë dhe ilirë, sinonime të emrave të përgjithshëm etnikë kombëtarë të gjenezës sonë.

Meta-ne-Tomorr-1

Homeri tek “Iliada” thotë: “Pas Enianëve, vijnë Perrebetë, që banojnë rreth Dodonës dimërkeqe”. Këto dy fise, sipas Omerit, ishin pjesëmarrëse në luftën e Trojës dhe banues pranë Dodonës pellazge.

Straboni na mëson se Orestët, banorët e Orestiadhës (krahinë e vjetër e Beratit) banonin në gjithë rrethin e Tomorrit e Beratit dhe morën emrin nga Oresti, i biri i Agamemnonit, komandantit të ushtrisë greke në luftën e Trojës.

Presidenti Nishani në Tomorr
Presidenti Nishani në Tomorr

Dodona është ndërtuar në një epokë shumë të hershme, në epokën mitologjike. Lidhja Argë – Pellazgë – Dodonë – Likaone – Aiakas – Pirrej – Hyllej – Heraklidë – Epirotë- (Thesprote- Mollose) është lidhje vertikale e drejtpërdrejtë e banorëve, e gjenezës sonë.

TEMPULLI I LASHTË I DODONËS, ORAKULL I ZEUSIT, TEMPULL – ABAZ ALI.

Tempulli i lashtë i Dodonës lidhet me historinë e ardhjes së shenjtorit të luftës së Qerbelasë, Abaz Ali, në Tomorr, siç thotë rilindësi ynë i madh, Naim Frashëri, në poemën “Qerbelaja”.

…Abaz Ali

zu Tomorr,

Erdhi afër nesh…

Në fushën e Qerbelasë, ku po derdhej gjaku e shkruhej historia, Abaz Aliu vuri re sytë e përlotur të fëmijëve, buzët e thara të tyre, nga etja për ujë, rrëmbeu kacekun dhe u nis për të dhënë provimin më të madh të jetës së tij.

Presidenti Moisiu në Tomorr
Presidenti Moisiu në Tomorr

Abaz Aliu erdhi në malin e Tomorrit, siç thotë legjenda, mëkoi foshnjat, mëkoi të gjithë luftëtarët e Qerbelasë për të vazhduar luftën më tej, u mëkua edhe vetë, trashëgoi nga ky tempull fuqi të mbinatyrshme. Prej këndej, pas pesë ditësh, shkoi në Olimp dhe më pas përsëri në Qerbela, për të vazhduar luftën kundër Jezitit të Mavis, diktatorit famëkeq të kohës së Ujdhesës Arabike. Ndaj, pelegrinazhi kremtohet gjithnjë nga data 20-25 gusht, në përkujtim të ditëve të qëndrimit dhe të largimit të tij nga mali i Tomorrit.

Presidenti Berisha ne Tomorr
Presidenti Berisha ne Tomorr

KURBANI, TRADITË E HERSHME MITOLOGJIKE

Të gjithë pelegrinët, si në kohët e hershme mitologjike, kryejnë (aferoma) kushtime te ky vend i shenjtë, luten dhe flijojnë nga një kurban, si blatim për perëndinë. Në lashtësi, diku mes Gjirokastrës dhe Sarandës së sotme, figurojnë dy qytete, Helanon dhe Helakranon, fjalë, ku në rrënjë të tyre gjendet helliopia, helloi, selloi, ahello, hellan me rrënjët “hell”, duke faktuar se mishi i therur për nder të Zeusit dhe Dodonës pellazgjike piqej në hell, si blatim për perënditë. Këtu e ka prejardhjen edhe kurbani, që bëhet sot në Tomorr, Dodonën pellazgjike, që nga thellësitë e lashtësisë së kohëve, që kanë ardhur dhe vijojnë edhe në ditët e sotme. Gjithë Epiri është “helli”, “selleis”, vendi i shkuarjes në hell të mishrave të pjekur si flijim dhe blatim për perëndinë.

22 GUSHT 2018 – RITI CEREMONIAL I TEMPULLIT TË LASHTË TË DODONËS – TEMPULL – ABAZ ALI 22 gusht.

Abaz Aliu shkeli kurorën e Tempullit të Dodonës dhe u prit me ngazëllim nga banorët e Dodonës dhe krahinat përreth. Kjo ditë historike përcjell sot, si atëherë, shenjtërinë e ardhjes së Tij. Që nga kohët e lashta të Mitologjisë sikurse dhe sot.

22 gusht 2018: Celebrimi i ritit, si gjithnjë filloi me ekzekutimin e himnit kombëtar, si përfaqësim i identitetit të Kombit. Mes qindra e mijërave pelegrinëve të ardhur nga të katër anët e botës, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, në fjalën drejtuar të gjithëve tha se: “Ardhja e pelegrinëve nga e gjithë bota në këtë tempull të lashtë historik të Dodonës pellazgjike, Tomorrit të sotëm, të gjenezës sonë, është krenari për të gjithë ne, për këtë tempull të perëndisë së të gjithëve. Gjithnjë njerëzit kanë parë te ky tempull dashurinë e tij për t’i mbrujtur dhe udhëhequr ata në jetë. Shenjtëria e këtij tempulli të lashtë, tempullit të sotëm të Abaz Aliut, ka përcjellë tek ata, të nisur nga vetë jeta e heronjve mitikë, që është përkushtim për perënditë, një obligim të madh.

shpirtëror me vlera dhe aspirata njerëzore, që kudo, në të gjithë njerëzit të mbretërojë paqja dhe dashuria mbi dhe, në të gjithë galidhenë e madhe të kombeve”.

Në vargjet:

…”Abaz Aliu

zu’ Tomorr,

Erdhi afër nesh,

Shqipëria s’mbet e gjorë,

që gdhendi poeti ynë i madh i Rilindjes Kombëtare, Naim Frashëri, tha në përshëndetjen e ritit të Malit, Presidenti i Republikës z. Ilir Meta, heroi i luftës së Qerbelasë, Abaz Aliu, shndrit sot si një martir për të gjithë njerëzimin. Ky martir ka përcjellë gjithnjë shpresë, optimizëm për të ndriçuar një epokë të re, për të vendosur themelet e një rilindjeje kombëtare, që do të sillte shpëtimin e Shqipërisë, të kombit, emancipimin e tij. Madhështia e veprës së jashtëzakonshme të Abaz Aliut, në dobi të vlerave të larta, të përjetshme njerëzore, tërheq sot si një magnet besimtarët shqiptarë dhe nga e gjithë bota në këtë mal të shenjtë.

Bektashizmi tha Presidenti i Shqipërisë, që ka gjithmonë si devizë të tij “Pa atdhe, nuk ka fe”, është në radhë të parë një përkushtim ndaj atdheut, ndaj kombit, është një shërbim për bashkëjetesën, për tolerancën, për bashkëpunimin, në shërbim të një çështjeje më të madhe e që na bashkon të gjithëve.

“Bota nuk u takon atyre që ngrohen, por u takon atyre që digjen”. Këto fjalë, të një figure të shquar shqiptare, të shkruara pikërisht kur ishte në burg, më shkojnë ndërmend, kur flasim për figurën e Abaz Aliut, të misionarit, i cili u dogj, u sakrifikua, për të ndriçuar njerëzimin dhe për të ngritur në qiell vetitë dhe vlerat më të mira njerëzore, për të cilat kemi nevojë sot aq shumë.

Ndaj,- tha ai,- ndihem shumë i kënaqur që shikoj një pjesëmarrje mjaft të gjerë në këtë pelegrinazh dhe ky është tregues dhe i adhurimit për këtë figurë të jashtëzakonshme, frymëzuese edhe në ditët tona, që u jep të gjithëve forcë për të përballuar vështirësitë e sfidat. Sepse kjo shoqëri, mund të ketë të ardhme vetëm bazuar në këto vlera shumë të fuqishme njerëzore e shoqërore, për të cilat u sakrifikua Abaz Aliu dhe mjaft figura të tjera.

Duke vazhduar më tej, Presidenti i Republikës tha, se kemi nevojë ta duam njëri-tjetrin më shumë dhe t’i japim edhe më shumë shpresë, besim dhe durim të rinjve dhe të rejave tona, në mënyrë që ata ta shikojnë të ardhmen në këto vise të mrekullueshme, ku mundësitë për zhvillim janë shumë më të mëdha. Dhe për këtë, na duhet t’u kthehemi gjithmonë atyre vlerave që e mbajnë një familje, që e mbajnë një komb, që e mbajnë një shoqëri të fortë, të shëndetshme dhe shpresëdhënëse, sidomos për gjeneratat më të reja.

Duke falënderuar Kryegjyshin Botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, për ftesën dhe për këtë organizim të veçantë, Presidenti i Republikës u uroi të gjithë besimtarëve fat, mbarësi dhe të kenë gjithmonë pranë ndihmën e Abaz Aliut, për një të ardhme më të mirë dhe për të qenë gjithmonë të bashkuar, në paqe dhe begati.

Më pas, dita e ritit ceremonial, me aktivitete të shumta, ndezi qytezën e Dodonës së lashtë pellazgjike, me njerëz të pagjumë, që i presin orët e mëngjeseve të malit nën logun e valleve të burrave, që kërcejnë, gëzojnë, si ngazëllim, si dikur për Apollonin. Edhe pse ditët e përkujtimit të tempullit të lashtë të Dodonës, të ardhjes dhe qëndrimit të Abaz Aliut po përfundojnë, vargu i pelegrinëve nuk njeh kufij pa mbarim, duke iu ngjitur malit për të bërë blatime për perëndinë, ku deri tani numri i tyre në ditët në vazhdim po i kalon të 550 mijë vetëve të ardhur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura