Tom Doshi takim elektoral në Bushat, thirrje për të votuar kandidatin e PS-së. Akuzon sërish Metën: Po luan nën rrogoz

May 25, 2015 | 11:36
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Socialiste Tom Doshi, ka nisur të bëhet aktiv në jetën politike. Sot ai ka qenë i pranishëm në një takim elektoral të zhvilluar në Vaun e Dejës, në mbështetje të kandidatit të PS-së Gjok Lleshi.

Teksa ka marrë fjalën në takim, Doshi ka sqaruar edhe praninë e tij në këtë aktivitet, duke theksuar se është ftuar nga rinia e Bashkisë së Vaut të Dejës.

Foto e postuar nga “Balkan Web”

 

“Kam ardhur me ftesën e rinisë së bashkisë së Vaut të Dejës” deklaroi deputeti, ndërsa ka kritikuar qeverinë për fushatën e ndërprerjes së lidhjeve të paligjshme të energjisë si dhe për debitorët. Ky akson, për Doshin është një kosto e qeverisë së shkuar që po e merr përsipër qeveria aktuale.

Sipas Doshit, “arrestimi i njerëzve dhe futja në burg për borxhe të mbartura ndër vite” është kosto për qeverinë.

Ndërsa nuk ka ngurruar të hedhë akuza mbi kreun e Kuvendit Ilir Meta.

Sipas tij, “Meta po bën lojë nën rrogoz në favor të kandidatit të PD në Bushat. Po loz me dy porta”.

Tom Doshi sot ne Bushat

Ndërsa në lidhje me pretendimin e tij pëer tentativë vrasje, tha se do të vijojë parreshtur të bëjë që e vërteta të dalë në dritë.

“Unë do të bëj maksimumin për zbardhjen e të vërtetës për atentatin tim, s’do pushoj derisa të zbardhet e vërteta”,- theksoi Doshi, i cilii ka bërë thirrje qytetarëve për të votuar kandidatin e PS në Vaun e Dejës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura