Tom Doshi nuk merr as 1 lek, Spartak Braho shpallet i pafajshëm

Feb 9, 2016 | 12:57
SHPËRNDAJE

Deputeti i LSI-së, njëherësh kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Lartë, pas padisë së deputetit Tom Doshi, që e akuzoi për shpifje.

Pas vendimit të marrë sot nga trupi gjykues që e çliroi Brahon nga akuzat, deputeti i përjashtuar nga PS-ja, Doshi, nuk merr dot as edhe atë që simbolikisht kërkoi nga gjykata, dëmpshërblimin 1 lek.

Braho-Doshi“Deputeti Spartak Braho të dënohet për shpifje dhe të më dëmshpërblejë me 1 lek”, tha Tom Doshi ditën kur u lexuan konkluzionet në Gjykatë për çështjen mes tyre.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Spartak Braho kërkoi nga Gjykata që çështja në ngarkim të tij të mbyllet dhe ai të shpallet i pafajshëm.

Tom Doshi ka ngritur padi ndaj Spartak Brahos për çështjen tjetër, atë të atentatit ndaj Doshit. Ky i fundit ishte thirrur të dëshmonte në Komisionin e Sigurisë për çështjen në fjalë vitin që shkoi por nuk u paraqit, duke dorëzuar një raport mjekësor.

Mirëpo, Braho pati deklaruar në atë kohë se raporti ishte i falsifikuar. Kjo bëri që deputeti i përjashtuar i PS-së, të ngrinte padi për shpifje ndaj Brahos në Gjykatën e Lartë, ku kërkon dëmshpërblimin simbolik prej 1 lek nga deputeti i LSI-së, njëherësh kryetar i Komisionit të Sigurisë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura