Toleroi racizmin anti-shqiptar në 2011-tën, zbulohet gjyqtari që do të vendosë drejtësi në sfidën ndaj Francës

Nov 14, 2019 | 17:05
SHPËRNDAJE

Shqiperia do të përballet ditën e sotme ndaj Andorrës në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020, ndërkohë që e gjithë vëmendja është padyshim te sfida e ditës së diel ndaj Francës, ku do të inaugurohet edhe stadiumi i ri Kombëtar.

5d80005eae298b85c2d26737

Ditën e sotme UEFA ka bërë publike edhe gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në sfidën e prestigjit ndaj “gjelave”. Gjyqtar kryesor në këtë përballje do të jetë slloveni Sllavko Vinçiç. Një emër ky i njohur për Kombëtaren shqiptare.

Kujtojmë që 39-vjeçari, ka gjykuar në 15 nëntor të vitit 2011 miqësoren mes Maqedonisë dhe Shqipërisë e zhvilluar në Prilep. Në atë ndeshje Shqipëria drejtohej nga asistenti i Josip Kuzhes, Xhemal Mustedanagiç. Takimi përfundoi 0-0, por më tepër se për atë që u prodhua në fushën e lojës, ajo miqësore do të mbahet mend për thirrjet e vazhdueshme raciste anti-shqiptare të bëra nga tifogrupi “Majmunët”. Edhe pse veprimet raciste janë të ndaluara në futboll, arbitri slloven nuk mori asnjë masë për t’i ndaluar.

Gjithashtu Vinçiç ka vendosur drejtësi edhe në sfidën Itali-Shqipëri, të luajtur në 24 mars 2017 në Palermo, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës. Të kaltrit fituan me rezultatin 2-0 falë golit të De Rosit dhe Imobiles. Ndihmësa të tij ditën e diel ndaj Francës do të jenë Tomaz Klançnik dhe Andraz Kovaçiç po nga Sllovenia.

Shqiperi-France

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura