TOKIO 2020/ Ylli dhe Bello zbarkojnë në Japoni, nesër ceremonia hapëse (KALENDARI I PLOTË)

Jul 22, 2021 | 12:40
SHPËRNDAJE

Delegacioni i Shqipërisë që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” të cilat do të mbahen nga data 23 korrik deri më 8 gusht, po kompletohet gradualisht.

FIDEL YLLI STAVRI BELLO

Ditën e djeshme në kryeqytetin japonez kanë mbërritur edhe presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli së bashku me sekretarin e përgjithshëm Stavri Bello. Po dje në drejtit të Tokios është nisur edhe qitësja, Manuela Delilaj, i cila ka fluturuar direkt nga Zyrihu. Të fundit që do ti bashkohen ekipit olimpik shqiptar janë atleti Izmir Smajlaj dhe trajneri i tij Gjergj Ruli.

Ceremonia e hapjes së olimpiadës do të mbahet nesër në orën 13:00 në Stadiumin Kombëtar në Tokio, nën masa të rrepta sigurie për shkak të situatës nga pandemia. Të pranishëm në shkallët e stadiumit do të jenë vetëm 1 mijë spektatorë, ndërsa numri i pjesëmarrësve do të jetë shumë i reduktuar.

Për Shqipërinë do të parakalojnë me flamur vetëm Luiza Gega dhe Briken Calja. Për sa u përket garave, i pari që do të konkurrojë nga kuqezinjtë do të jetë gjimnasti Metvei Petrov, i cili më datë 24 korrik në 07:30 do të garojë në kualifikueset e kaluçit me doreza.

KALENDARI TOKIO 2020

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura