TOKIO 2020/ Erkand Qerimaj nuk ia del, renditet në vendin e 9 në renditjen e përgjithshme

Jul 31, 2021 | 13:14
SHPËRNDAJE

Erkand Qerimaj e mbylli në vendin e 9 në renditjen e përgjithshme të peshëngritjes në Lojërat Olimpike “TOKIO 2020”.

erkand qerimaj

Peshëngritësi shqiptar garoi në kategorinë deri në 81 kilogramë dhe ngriti 181 kilogramë dhe në total prej 338 kilogramë shtanga.

Ai u rendit i pari në baterinë B, por në përfundim të baterisë A, Qerimaj u klasifikua si i 9-ti në dygarësh në tabelën e përgjithshme.

Ai gjithashtu provoi të ngrinte pesha si 185, 187 kilogramë, por pa mundur dot t’ia dilte me sukses.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura