Toka vijon lëkundjet/ Ministria e Mbrojtjes: Nga e marta deri sot, 1376 pasgoditje

Dec 2, 2019 | 10:20
SHPËRNDAJE

Banesat ne Durres pas goditjeve te termetit (5)

Ministria e Mbrojtjes bën me dije sot se numri total i pasgoditjeve që prej tërmetit të fortë të 26 nëntorit është 1376.

Ndërsa nga ora 7 e mëngjesit të sotëm, 2 dhjetor deri më tani, ora 10:00 janë regjistruar 5 lëkundje dhe dy janë të lokalizuar”.

Shqipëria e ka kaluar situatën më të vështirë të tërmetit. Ekspertë të njohur të sizmologjisë, të ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” u shprehën dje se situata më e vështirë ka kaluar dhe tashmë toka po i kthehet gradualisht normalitetit.

Profesori nga Maqedonia e Veriut, Mihail Garevski, që mban gradën Doktor i Shkencave në Universitetin e Bristolit në Angli për Sizmikën dhe Tërmetet, si dhe koordinator në disa grupe ndërkombëtare të punës për raste katastrofe sizmike si në Maqedoninë e Veriut dhe vende të tjera të botës, ishte dje në studion e “Opinion” në “News 24”, së bashku me dy inxhinierë shqiptarë Agim Serjanin dhe Sokol Kikinon.

Ata diskutuan mbi tërmetin 6.4 ballë që shkundi Shqipërinë më 26 nëntor dhe fenomenin e pasgoditjes. Profesor Garevski vlerësoi pozitivisht cilësinë e ndërtimeve në Shqipëri.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura